Vëllai i Monika Kryemadhi, Drini Kryemadhi

SPAK hap tjetër dosje për Ilir Metën dhe kunatin e tij Drini Kryemadhi për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre (procedimi nr. 137)

29 Gusht 2022, 15:57| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 16:27

  • Share

TIRANË- Teksa vijojnë hetimet për çështjen e lobimit në SHBA me para të padeklaruara, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, vëllain e saj Drini Kryemadhin dhe vjehrrin e këtij të fundit Nuri Peti.

Procedimi penal është regjistruar për veprat penale për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre. 

Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e një kallëzimi të referuar nga gazetari Adriatik Doçi, pas publikimit të disa artikujve në Report Tv dhe Shqiptarja.com për një aferë të dyshuar korruptive. 

Reagimi i plotë i gazetarit Doçi
Puna (misioni) i gazetarit mbaron me raportimin e fakteve dhe rrethanave me interes publik. Por, meqenëse prokuroria ka një raport problematik me hetimet kryesisht dhe kreu i SPAK-ut Arben Kraja ka deklaruar se hetimet i nisin me kallëzime, vendosa të referoj në SPAK një kallëzim penal për Ilir Metën, për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre etj., në bashkëpunim me kunatin tij Drini Kryemadhi dhe vjehrrin e këtij të fundit Nuri Peti. 

Sigurisht nuk mungon as Monika Kryemadhi. (Ky është procedimi i tretë i regjistruar nga SPAK për aferat e larmishme të Ilir Metës). 

Materiali i referuar shoqërohet me provat, rrethana dhe faktet mbështetëse, që konfirmojnë pasurimin e këtij grupi duke abuzuar me detyrën publike dhe koncesionet e paguara nga shqiptarët. 

Në 27 korrik 2022, pas interesimit tim, jam informuar se SPAK, në 25 korrik 2022, SPAK ka regjistruar procedimin penal nr. 137, për shpërodrim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. 

"Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion nga Prokuroria e Posaçme, informojmë si vijon: Mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Adriatik Doçi, kundër shtetasve Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Drini Kryemadhi dhe Nuri Peti, me datë 25.07.2022, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal Nr.137, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248, 259 dhe 287, të Kodit Penal", thuhet në përgjigjen e SPAK.

Ku konsiston kallëzimi penal:

1. Drini Kryemadhi ka marrë 36 milionë lekë ose rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, me funksionin ixhinier mekanik. 

2. Drini Kryemadhi ka marrë një pagë disa herë më të lartë se sa inxhinierët e tjerë, madje në një periudhë kohe, më të lartë edhe se sa vetë CEO i SGS-së, një rast ky ndoshta unik në Ballkan. Konkretisht, paga e vëllait të Monika Kryemadhit rezulton 385,000 lekë/muaj ose rreth 4 mijë USD në muaj, ndërsa CEO i kësaj kompanie, Alexandros Michail rezulton me pagë 351,467 lekë. 

3. Gjatë 7 viteve, Drini Kryemadhi ka shkuar vetëm disa ditë në punë, duke ngritur dyshime të arsyshme se vëllai i Monikës është paguar nga SGS, me qëllim që Meta të mos i kërkonte zbatimin e kontratës dhe realizimin e investimeve, përmes Ministrisë së Transporteve, të cilën e kontrollonte LSI-ja.

4. Në shtator të vitit 2013, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të merrnin plotësisht nën kontroll Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e targave dhe patentave, përmes dy të besuarve të tyre, Edmond Haxhinasto si ministër dhe Ylli Spahiu si drejtor, ky i fundit me dosje në SPAK. Në 21 nëntor të vitit 2013, Drini Kryemadhi fillon punë si një inxhinier i thjeshtë mekanik pranë SGS-së, por me një pagë marramendëse. Ministria e Transporteve ishte përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të koncesionit të konsideruar si skandaloz. Teksa vëllai i Monika Kryemadhit vijoi të merrte nga SGS një pagë më të lartë se sa kreu i shtetit shqiptar, kompania nuk u trazua nga ministria e kontrolluar nga Meta dhe Monika, edhe pse shkeli detyrimet që buronin nga kontrata, sidomos me investimet.

5. Si mos të mjaftonin 7 vite pagë me vlerë rreth 4 mijë USD në muaj, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, ka marrë edhe shpërblime me vlerë të pazakontë tek kompania koncesionare SGS e kolaudimit të automjeteve, pranë të cilës rezulton i punësuar si mekanik. Drini Kryemadhi, në dhjetor të vitit 2020, në përfundim të kontratës së koncesionit monopol të kolaudimit të makinave, ka marrë nga SGS një shpërblim në vlerë 3.2 milionë lekë ose rreth 30 mijë USD.

6. Në vitet 2015 dhe 2016, Drini Kryemadhi ka kaluar rreth 13 mijë USD në llogaritë e LSI-së. Pra, nga njëra anë merrte para nga SGS-ja që favorizohej nga Meta, nga ana tjetër financonte partinë e drejtuar nga Meta. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi deklaron se vëllai i saj Drini Kryemadhi, në vitin 2009 i ka shlyer një overdraft me vlerë 20 mijë euro. Nuk dihet burimi i parave të Drini Kryemadhi për blerjen e aksioneve në kompaninë e ndërtimit 180 mijë USD dhe 20 mijë euro për shlyerjen e borxhit për Monika Kryemadhin. 

7. Kompania koncensionare e kolaudimit të automjeteve (2009 – 2020) nuk ka përmbushur kontratën e firmosur me Ministrinë e Transporteve, sidomos për investimet. Kompania mori asetet e DPSHTRR, i futi një të lyer pikave shtetërore të kolaudimit, mblodhi miliona euro dhe iku. Gjatë periudhës 10-vjeçare, Ilir Meta ka kontrolluar plotësisht dhe pjesërisht 7 vite Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e patentave dhe targave, përmes Edmond Haxhinastos dhe Ylli Spahiut. Pse përfaqësuesit e LSI-së pjesë e ekzekutivit nuk morën masa ndaj SGS që të përmbushte detyrimet kontraktore? Duket qartë se SGS ka përdorur vëllanë e Monika Kryemadhit si mburojë për t’i shpëtuar llogaridhënies, kontrollit dhe masave për shkeljen e kontratës. Meqenëse SGS paguante vëllanë e Monikës, të besuarit e Metës, Haxhinasto dhe Ylli Spahiu, nuk mund të mbronin interesin publik para interesave private të SGS-së.

8. Disa muaj pasi u punësua në SGS, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, në 13 maj 2014, i blen Maksim Demnerit 45 % të aksioneve të kompanisë së ndërtimit Tirana DKT, me vlerë rreth 180 mijë USD. Tre muaj më pas ia dhuron aksionet vjehrrit të tij, Nuri Peti. Në 17 janar të 2018, Nuri Peti ia dhunon aksionet sërish dhëndrit Drini Kryemadhi, duke i kthyet qokën. Kompania rezulton herë me humbje dhe herë me fitim modest, por dyshohet se ka shërbyer si maskë për lëvizen dhe mbulimin e parave.

9. Ka dyshime të forta se kompania e ndërtimit Tirana DKT është futur në marrëdhënie financiare me SGS dhe se Nuri Peti i ka kaluar shuma të mëdha parash dhëndrit, Drini Kryemadhi, vëllait të Monikës. Meqenëse raportet financiare mes Nuri Petit dhe Drini Kryemadhit si dhe mes SGS dhe Tirana DKT konsiderohen nga bankat si konfidenciale, u takon organeve ligjzbatuese për të zbardhur këtë hallkë të fundit të këtij zinxhiri të lëvizjeve të parave.

10. Shtetasi Nuri Peti rezulton se ka disa transaksione me familjen e Drini Kryemadhit (të gjitha kalime fondesh nga Nuriu te Drini). Më 26.05.2011 Drinit i është kredituar llogaria me 60.000 Euro. Përshkrimi i transaksionit është: Kalim fondi nga Nuri Peti.Më 15.05.2012, Manjola Kryemadhit (bashkëshortja e Drinit) i kreditohet llogaria me 20.000.000 lek si kalim fondi nga Nuri Shaqir Peti. Më 24/04/2017 Nuri Peti i jep borxh Drinit 40.000 Euro. Ku i mori paratë Nuri Peti?

Përgjigja e SPAK për gazetarin Adriatik Doçi

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëror Buzpidhi: 30/08/2022 12:52

    Likja dhe Saliu ishin mrom te Oazis ne gjirin e lalzit tu shiju leket qe Mona lavirja e Drin kokmodhi kan von tufa tufa

    Përgjigju
    • Radari: 30/08/2022 17:39

      Mrom me Saliun…para ca kohesh me Ramen ke rezidenca qeveritare ndurres…jane nga pak lavire te gjithe kto ske cben

  • Ganiu: 29/08/2022 18:13

    Po pse paska kalu kaq larg ne kohe spaku, po keta qe po e vjedhin shqiperine per dite me koncesione dhe inceneratore nuk i hetoka spaku, keta qe jane akoma me rrogat e sali berishes dhe kane 9 vite ne pushtet dhe nuk kane ngritur nje rroge dhe ndihme ekonomike

    Përgjigju
  • Ana: 29/08/2022 18:13

    Kjo qe shkruhet ketu eshte vetem maja e azbergut.

    Përgjigju
  • Tami: 29/08/2022 17:31

    Na kane mbaruar fjalet per kete familje te degjeneruar! I zente haka e shqiptareve!!!! Punojne gjithe jeten dhe me kursime, mezi blejne nje shtepi te jetojne. Pjesen tjeter te jetes ta kalojne ne burgje dhe te poshteruar! Te sekuestohet pasuria , tu kthehet shqiptareve, pensionisteve, me aftesi te kufizuara, njerzve ne nevoje!!

    Përgjigju
    • Ganiu: 29/08/2022 18:29

      Po sipas teje keta qe jane ne pushtet dhe skane ngrit asnje rroge dhe pension por i kane cuar leket per koncensione dhe inceneratore si duhet te veprojne

  • Pse po e kurseni Berishën?: 29/08/2022 17:23

    Ua pse kaq e thjeshtë qenka, mjafton një kallëzim gazetari?! Po pse, shoku gazetar nuk bëni një kallëzim dhe për Sali Berishën, Zenin, Argitën,Jamarbrin, pse po i kurseni, se Berishajt në rangun e kriminelëve janë Kriminelët n°1 i Shqipërisë. Pas tyre vjen n°2 META...Shpëtojeni vendin tonë të dashur dhe çojini një kallëzim SPAKu-t edhe për Berisha&Co, nëse e doni vendin tuaj....

    Përgjigju
  • Gjergj Budina: 29/08/2022 16:18

    O popull Shqiptar shikoni se çfar i ka bër Shqipris fara e keqe e familjes hajdute Metaj- Kryemadhi skan lën gjë pa vjedhur e skan lën gjë pa bër në dëm të Shqiptarve. Pra Ilir floriri dhe Monika kok lopa duhet të arestohen sa më par e të qëndroin aty ku ju takon risku. Të fala nga Rexhep Kasap Bole Leka [ kepi ] llapaqeni numur 1 i Tiranës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?