Fatos Mahmutaj

SPAK heton '21 Janarin', Gazetari Mahmutaj për Report Tv: Basha të pendohet e të rrëfejë urdhrat e Berishës! Me Gërdecin luhet ping pong, merret Mediu në hetim e jo Xeni i Saliut

8 Korrik, 14:31| Përditesimi: 8 Korrik, 17:03

  • Share

Tirane- Kreu i SPAK, Altin Dumani konfirmoi se pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme do të nisë menjëherë hetimet për 21 Janarin.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë, kërkohet hetimi për Berishën, - I cili në atë kohë ka qenë kryeministër- Lulzim Bashën – që ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm - dhe ish komandantin e Gardës, Ndrea Prendi. 

Por si e sheh këtë vendim gazetari Fatos Mahmutaj.

Ndonëse është vendim i vonuar për gazetarin që u plagos në protestën e 21 janarit 2011 është një minibetejë e fituar nga drejtësia por se thotë se përgjegjësi kryesor është Sali Berisha ndërsa Basha vetëm ishte ekzekutuesi i urdhrit, thotë Mahmutaj në një intervistë për Report Tv. 

"Vendimi është shumë i vonuar. Për hetimin e kësaj cështjeje duhej të ishin marrë që në momentin e krijimit të SPAK që në ato momente apo të kishte kaluar tek ish Krimet e rënda. Jemi 13 vite më pas. Për 21 janarin ka pasur gjithmonë prova, vetëm të merrnin filmimet e televizioneve shqiptare e dukshëm del krimi i kryer nga institucionet shtetërore me urdhër të ish kryeministrit Sali Berisha. Në vendim rekomandohet të hetohet ish shefi i Gardës, ish ministri i Brendshëm dhe ish kryeministri. Unë do e përjashtoja në mënyrë kategorike ish ministrin e Brendshëm sepse në kaq vite në politikë a ka arritur të marrë Lulzim Basha ndonjë vendim vetë, asnjëherë! Lulzim Basha thjesht ose i takon të pendohet e të rrëfejë çfarë ka parë, çfarë ka dëgjuar dhe çfarë e kanë urdhëruar ose do I mbetet ndarja e barabartë e përgjegjësisë. Përkundër ish kryeministri Sali Berisha është ai që në mënyrë burracake ka urdhëruar ekzekutimin e njerëzve në momentin që protesta kishte përfunduar."

Mahmutaj është i bindur dhe përsërit të njëjtën teori që e ka përsëritur në të gjitha intervistat ndër vite. Berisha është përgjegjësi kryesor dhe të tjerët zbatuan urdhrat.

"Po ta vini re në momentin që qëllohet nga garda njerëzit janë të kthyer me kurriz e po iknin. Nuk kishte më protestë. Të gjithë ishin duke ikur. Nuk kishte më njerëz, nuk kishte më dhunë, kishte 10 minuta që kishte përfunduar dhuna.  Përgjegjësi kryesor i urdhrit dhe asaj cfarë prodhoi urdhri i tij ishte Sali Berisha. Pastaj u qëllua me pistoletën e Ndrea Prendit apo Agim Llupo thjesht përcollën urdhra nën urdhrën verbale e fizike që burim kishte institucionin e kryeministrit. Pikë! Nuk e kuptoj pse duheshin 13 vite për të përcaktuar institucionin që duhej hetuar. Ky është një lloj pingpongu e vonese për ti bërë pesimiste' thotë ai për emisionin "Sot Live në Shqipëri'  në Report Tv. Lulzim Basha nga paaftësia e tij nuk mund të jepte urdhra të tillë. E ka provuar që nuk është njeri që mund të japë urdhra, por procedurialisht për shkak të postit është brenda në atë çështje"

Po nuk është vetëm 21 janari dosje që pret drejtësi, është dhe Gërdeci

"Cështja e 21 janarit është njollë e zezë që ka për të lënduar gjatë në kurrizin e drejtësisë shqiptare. Ne kemi dhe cështje të tjera, si ajo e Gërdecit, që është Akoma më skandaloze. Kemi nga 2008, 16 vite dhe vetëm ping pong bëhet, merret Mediu në hetim dhe jo Xeni i Saliut, një ping pong që vijon"

Mahmutaj përsërit se do të jetë gjithmonë i gatshëm për të dhënë dëshminë e tij që do të ndihmojë në zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?