Luan Baci

SPAK heton deputetin e PD-së Luan Baçi për fshehje pasurie! Shqiptarja.com zbulon detajet: Kur ishte drejtor i DRSHTRR Fier u hetua për korrupsion me patentat

1 Nëntor, 13:04| Përditesimi: 1 Nëntor, 13:18

  • Share

Tirane- Deputeti demokrat Luan Baçi u paraqit sot në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me një hetim të nisur ndaj tij prë fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë në shkurt 2024 nga Aredin Beberi.

Pjesë e dokumenteve dorëzuar në SPAK janë dhe dosja kur Luan Baçi është hetuar gjatë kohës që mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugorë Fier, (DRSHTRRF)  hetim i proceduar nga Prokuroria e Fierit në nëntor 2011.

Në qershor 2012 Gjyqtarja e Fierit Adelina Zarka pranoi kërkesën e prokurorisë së Fierit për pezullimin e tij nga detyra pasi akuzohej për korrupsion aktiv të perasonave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’

Shqiptarja.com disponon dosjen e prokurorisë dhe gjykatës së Fierit të qershorit 2012 për të cilën Luan Baçi në bashkëpunim me disa persona të tjerë jepnin leje drejtimi pa bërë kursin e autoshkollës  shtetasve të ndryshëm kundrejt përfitimeve të paligjshme

Si provë ishin dhe vëzhgimet dhe transkriptimet e bisedave.

“Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se, drejtues dhe anëtarë të komisionit për pajisjen me leje drejtimi për drejtimin e moto dhe automjeteve pranë drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor konkretisht shtetasit Luan Baçi,Emiljano Mone, Paskam Bello, Emiljano Bushi dhe Petraq Shyti në kundërshtim me detyrën kryejnë veprime abuzive, që konsistojnë në dhënien e lejeve për drejtim automjeti të shtetasve të ndryshëm kundrejt përfitimeve të paligjshme

Në këtë veprimtar të paligshme një rol ndihmës luajnë edhe pronarët apo  drejtuesit e disa prej autoshkollave që veprojnë në qytetin e Fierit të cilët ndërmjetësojne midis këtyre funksionareve publik dhe qytetarëve të interesuar për  përfitimin e lejeve të drejtimit për automjetet’ thuhej në atë dosje.

Më tej në dosje zbulohet dhe gjithë skema.

Persona të ndryshëm të interesuar për t'u pajisur me lejedrejtimi automjeti në raste të përsëritura mbas rregjistrimit që kryenin pranë autoshkollës "Tahir", qoftë në mënyrë të drejteperdrejtë dhe të tërthortë nëpërmjet prezantimit nga persona të tretë. rregjistrohen si kandidate për drejtues mjeti duke plotesuar fiktivisht orët dhe kohën e nevojshme për përgatitjen e njohurive teorike në këtë autoshkollë sipas kategorisë së lejes drejtimit, pa u paraqitur fare ne programet mesimore teorike dhe praktike ta parashikuara nga legjislacioni perkates. E njejta situatë përsëritet dhe në orët dhe kohën e nevojshme për përgatitjen e aftësive drejtuese për lejedrejtimi automjeti.

Gjithashtu këta persona duke mos qenë të pranishëm në programet e përgatitjes teorike dhe praktike shpallen fitues në mënyrë abusive e në kundërshtim me detyrën nga anëtarët e komisioneve të kontrollit të këtyre mjeteve si dhe nën ndikimin e shtetasve Bujar Tahiri, titullarit të institucionit Luan Baçi apo personave të tjerë. Ku ndikim ushtrohet nëpërmjet detyrës apo premtimit për shuma monetare.” thuhej në dosje

“Në shumë raste personat kandidatë për tu pajisur me leje drejtimi automjeti paraqiten vetëm ditën kur jepet testimi teorik apo ai praktik dhe plotësimi i dokumentacionit për regjistrimin dhe paisjen me leje drejtimi, siç janë vërtetimi i banimit lëshuar nga organet e pushtetit vendor, çertifikate mjekësore që lëshohet nga poliklinika,  dokumenti për përcaktimin e grupit të gjakut apo dhe fotoja e deshmisë për kryerjen e kursit të ndihmës se shpejtë mjekësore prane Kryqit e Kuq Shqiptar, bëhet nga punonjës të autoshkollave apo nga persona që luajne folin e sekserit kundrejt premtimeve apo përfitimeve të paligjshme, pa prezencën e kandidatit.

Koha e provës së verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes per leje drejtimi mjeti, që mbikqyret nga ana e anëtarëve të komisionit për kontrollin e njohurive praktike, është relativisht e shkurtër dhe në disa raste shkon deri në pesë minuta për c'do kandidat nga jo më pak se 25 minuta qe duhet koha normale për kategoritë A, B dhe B+E

Më qëllim verfikimin e mekanizmit të ngjarjes, individualizimin e personave pergjegjes, nga ana e gjykatës me kërkesën e prokurorit është lejuar përgjimi telefonik i personave te lartepermendur.

Nga transkriptimet e bisedave te zhvilluar rezulton se shtetasi Luan Baci ne cilesine e titullarit te institucionit ushtron autoritetin e tij, ne kundërshtim me detyrën tek anëtaret e Komisionit te dhënies së dëshmisë së aftësisë për drejtim automjeti, me qëllim krijimin e lehtesirave shtetasve te ndryshem ne kalimin me sukses te dy testimeve te teorise dhe praktikes dhe marrjes se deshmise se aftesise" thuhet në dosje 

Ndikimi dhe në kolaudimin e mjeteve

Po ashtu, nga veprimet e deri tanishme rezulton se shtetasi Luan Baci ka ushtruar ndikim te paligjshem edhe tek punonjes te tjere te DRSHTR-Fier, si te kontrolli fizik dhe kolaudimi i mjeteve.

Nga bisedat telefonike rezulton se shtetasi Luan Baci ka rënë ne dijeni te faktit se ndaj tij jane duke u zhvilluar hetime, dhe tregon kujdes ne perzgjedhjen e fjaleve transmetuese, per te ushtruar ndikimin e paligjshem te komisioneri Emiljano Mone. Gjithsesi nga biseda rezulton qartazi se kerkesa qe titullari i institucionit Luan Baci i ka bere komisionerit Emiljano Mone eshte qe ky i fundit te mbaroje pune. Pra rezulton qarte Indikimi i paligjshem eshte realizuar.

Po keshtu, pergjimet telefonike deshmojne per ushtrim te ndikimit te paligjshem te shtetasit Luan Baci tek punonjesit e tij.

Drejtori DRSHTRR Fier shtetasi Luan Baci, shoferi i tij shtetasi Agron Saliko si dhe Anetaret e Komisionit Njohurive Teorike për Lejedrejtimi Automjeti, shtetasit Emiljano Mone, Emiljano Bushi, Petraq Shyti dhe Paskal Bello, në raste të përsëritura rezulton të marrin porosi për kandidatë te ndryshëm qofte nëpërmjet shtetasit Bujar Tahiri, qofte dhe nga persona të tretë, me qëllim krijimin e lehtesirave ne lidhje me procedurat e percaktuara per testimet teorike apo praktike nga kandidate té ndryshëm, veprime këto në kundershtim me detyrën që ata ushtrojnë, kundrejt perfitimeve te paligjshme.

E njëjta situate përsëritet dhe në kontrollin fizik të mjeteve të ndryshme, ku shtetasi Sabaudin Lilaj në më shumë se dy raste nen ndikimin e Drejtorit Luan Baci në mënurë abusive dhe në kundërshtim me detyrën ka mundësuar pajisjen me leje qarkullimi të mjeteve të dryshme, thuhet në dosje

Vetë Luan Baçi sot pasi u pyet në SPAK tha se bëhej fjalë për një hetim që ishte pushuar dhe ndihej i qetë, duke e akuzuar kallëzuesin si patronazhist. 

Dokumentet u siguruan nga gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com Keti Banushi. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 01/11/2024 14:52

    Sot mund te them se drejtesia po punon jo se eshte Luan Baci po per ate cfare akuzohet, per gjithe ato jete qe shuhen ne asfalt disa duhet te pergjigjen!!Mos te jete vetem Baci i atehershem po te hetohen dhe te sotmit e rrugores!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?