SPAK heton dy tenderët e KQZ, Celibashi: Procesi legjitim, 0 shqetësim! S’ka më kohë për votim elektronik në 6 qarqe, shanset deri në 3

17 Shtator, 09:35| Përditesimi: 17 Shtator, 14:34

  • Share

Një hetim i nisur nga SPAK për dy tendera me vlerë 21 milionë dollarë të cilat i ka fituar kompania Smartmatic për identifikimin dhe votimin elektronik, nuk e shqetëson kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

“Personalisht kam 0 shqetësim  si për veten time, por edhe për këdo tjetër nga KQZ të angazhuar në këtë proces. Mendoj se nuk do të kishte dobi çfarëdo që të them unë, pasi në fund është dikush tjetër që jep vlerësimet edhe për këtë rast. Procesi ka të gjithë legjitimitetin në çdo pikëpamje”, thotë Celibashi.

Komisioni është duke pritur partitë politike që të gjejnë dakordësi për të përdorur pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik, të cilat janë blerë miliona euro, e nëse do të kenë konsensus ta zgjerojnë edhe më tej këtë proces.

“E pamundur në 6 qarqe, nuk ka më kohë. Votimi elektronik mund të bëhet vetëm në 1,2 ose 3 qarqe”, thotë Celibashi.

Një nga detyrat më të vështira të KQZ-së, ku sërish partitë janë ato që do të tregojnë nëse do ta bëjnë apo do ta bllokojnë, është vota e emigrantëve. Dokumenti i parë që po hartohet, është ai për regjistrimin e votuesve nga jashtë.

Mënyra e regjistrimit të votuesve, si dhe transportimi i votës, do të miratohet nga Komisioni Rregullator e këtu duhet edhe vota e një përfaqësuesi të opozitës, duke e bërë konsensusin të domosdoshëm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?