Abuzimi I dytë për të cilën SPAK heton ish kryetaren e bashkisë së Patosit është tenderi me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”,
Tenderi është iI datës 2 dhjetor 2021dhe është në vlerën 8,634,380.435 lekë. Nga analizimi i provave, thotë SPAK, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të hetuarit, Rajmonda Balilaj më detyrë ish Kryetare e Bashkisë Patos, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Anisa Petani, (ish Nënkryetare e Bashkisë Patos), Shkelqim Beqiri dhe Eneriada Rizai, kanë favorizuar dhe shpallur fitues kompaninë ‘Genti 001’
Në këtë procedurë prokurorimi kryetarja e bashkisë është shfaqur në një kronikë televizive në televizionin Apollon të Fierit në datën 6 shkurt 2021, duke njoftuar fillimin e punimeve për këtë rrugë. Ndërkohë që kompania ‘Genti 001’ është shpallur fituese më 9 ditë më pas më 15 shkurt, dhe një ditë më pas pra më 16 shkurt 2021 është firmosur kontrata edhe pse nuk kishte kriteret dhe duhej skualifikuar.
“Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, ish Kryetarja e Bashkisë Patos, R. B., ka paracaktuar fituesin i cili është i njëjti operator “G……. 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “G……. 001” është bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021.
Ish Kryetarja e Bashkisë, ka bashkëpunuar me anëtarët e KVO-së të caktuar prej saj, në urdhërin përkatës, pasi ajo nuk kishte nga ta dinte se ky operator do të kualifikohej si fitues edhe pse ishte i vetmi garues në garë. Në këtë mënyre nga tërësia e elementëve objektive dalin edhe ato subjektive, pra bashkëpunimi i saj me anëtarët e KVO-së , pasi edhe këta të fundit kanë shpallur fitues operatorin “G…… 001” , edhe pse nga hetimi ka rezultuar se ky operator nuk i plotësonte të gjitha kriteret dhe dokumentacionin sipas DST dhe duhej skualifikuar.”
Lajmi kryesor:
GJKKO pezullon prefekten e qarkut Fier, Rajmonda Balilaj! SPAK: Ish kryetarja e bashkisë Patos favorizoi një firmë në 2 tendera! E ndihmuan 6 zyrtarë (EMRAT)
S.G/ReportTv.al