Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në ceremonisë e 105 vjetorit të Tiranës kryeqytet, komentoi edhe marrjen nën hetim nga SPAK të Klotilda Bushkës, kryetares së Komisionit të Ligjeve, e cila është në hetim nga SPAK në dosjen e Erion Veliajt.
Ai tha se Bushka nuk është marr në pyetje asnjëherë.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve më ka kërkuar, ose ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar. Pse? Sepse e ka dëgjuar nga Tv, jo nga prokurorët, por Tv, gazetarë special që disponojnë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit, se është person i dyshuar. Kryetari i komisioni të ligjeve?! Jo se mund të mos jetë i dyshuar, por të jetë person i dyshuar dhe e merr vesh nga tv se emri i figuron në akt akuzë e të mos jetë pyetur asnjëherë. Ej.. Çfarë është kjo? Të mos i jetë dhënë asnjëherë e drejta e fjalës.
Këto nuk janë shenjas aspak të mira. Unë dua të shpresoj që nuk janë shenja që lidhen me simtomat e një sëmundjeje vetëbesimi. E dua të besoj tek ajo që kam thënë. E i qëndroj se kjo nuk është republikë prokurorësh që është në materializimin e saj përfundimtar sepse do të ishte autogoli më i madh që në vullnet të mirë dhe me sy mbyllur do të bënim duke transformuar drejtësinë', tha ai.
Ndërkohë, lidhur me hetimin e nisur nga SPAK ndaj saj, deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka në një reagim në rrjetet sociale ditën e sotme tha se u njoh me këtë fakt se po hetohet, përmes mediave.
Bushka thekson se ajo nuk ka lidhje me hetimet për Veliajn dhe Xoxan. Sakaq, lajmëron se do të flas me hollësi përpara grupit parlamentar socialist në ora 09:00 më 12 shkurt.
'Jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në një film, për të cilat maksimumi i akuzave për Erjon Velinë dhe Ajola Xoxën, mund të ngrihej në gjendje të lirë. Por kjo është një temë tjetër.
Pyetja ime është ku hyj unë në këtë mes dhe pse duhet të më takonte sipas SPAK-ut balta që i shoqëron këto goditje të tij, për të cilat më shpejt vihen në dijeni disa gazetarë “specialë”, se sa kush përgojohet pa u pyetur fare? A jam unë shoqe që nga fëmijëria me Ajola Xoxën? Po, dhe s’kam për ta mohuar, as harruar kurrë. A jam unë edhe shoqe me Erjonin?', tha ajo.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, me urdhër të SPAK. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Veliaj dyshohet se së bashku me bashkëshorten e tij krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të Ajola Xoxës dhe një grupi biznesmenësh pranë tij. Xoxa është në arrest shtëpie, ndërsa në burg është dërguar edhe biznesmeni Elman Abule. 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha u lanë në detyrim paraqitjeje.
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar lidhur me hetimet që SPAK po kryen ndaj saj, e cila u zbulua dje pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Bushka thotë se u njoh me këtë fakt se po hetohet, përmes mediave.
Bushka thekson se ajo nuk ka lidhje me hetimet për Veliajn dhe Xoxan. Sakaq, nuk mohon që ka miqësi me të dy si me Erionin dhe Ajolan dhe se i ka qëndruar pranë kësaj të fundit, këto muaj të presionit mediatik ndaj saj.
Në fund, lajmëron se nesër do të flas me hollësi përpara grupit parlamentar socialist në ora 09:00, gjë që është konfirmuar dhe nga kryeministri Rama në facebook.
Reagimi i deputetes Klotilda Bushka:
Jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në një film, për të cilat maksimumi i akuzave për Erjon Velinë dhe Ajola Xoxën, mund të ngrihej në gjendje të lirë. Por kjo është një temë tjetër.
Pyetja ime është ku hyj unë në këtë mes dhe pse duhet të më takonte sipas SPAK-ut balta që i shoqëron këto goditje të tij, për të cilat më shpejt vihen në dijeni disa gazetarë “specialë”, se sa kush përgojohet pa u pyetur fare? A jam unë shoqe që nga fëmijëria me Ajola Xoxën? Po, dhe s’kam për ta mohuar, as harruar kurrë. A jam unë edhe shoqe me Erjonin?
Po, që në rininë e parë dhe jam krenare edhe për miqësinë me Erjonin dhe për gjithçka ai ka bërë për Tiranën. A kam folur me Ajolën gjatë këtyre muajve të ferrit që ajo po kalon, duke u gjendur nën një presion të frikshëm mediatik, përveçse në një proces që për mua ka shumë pikëpyetje?
Po, kam folur dhe do flas sa herë të më kërkojë apo ta kërkoj. Por kurrë për të mbuluar të vërtetën, sepse halli s’ka qenë asnjëherë se si e vërteta që Ajola ka ndarë me mua të mbulohet. Halli ka qenë dhe sot është edhe më i madh, se si e vërteta e Ajolës të mos mbulohet. Thënë sa më lart, kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dëgjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë.
