Sali Berisha ndodhet në konferencë për median ku po mbron veten ndaj akuzave të ngritura nga SPAK ndërsa akuzon prokurorinë se është strukturë e PS-së dhe ka marrë urdhër nga Edi Rama. Ai tha se "Privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos".
" Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit deklaroj sa vijon për klubin Partizani; Ai nuk është thirrur kurrë nga asnjë prokuror. Me një padi të rreme të ngritur nga Taulant Balla dhe pikërisht se SPAK nuk ka gjetur asnjë shkelje nuk ka guxuar ta thërrasë kurrë në prokurori, por kanë shpërndarjë lajme të rreme përmes gazetarëve. Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes së forcave të armatosura me propozimin e Sali Berishës, as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit. Destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës. Me dokumente. Njohja dhe kthimi i tokës së pronarëve të ligjshëm të truallit të kompleksit është bërë nga komisionet e kthimit të pronave dhe gjykatat nga 1994-2007. Privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos. Muaj më parë më parë prokurorja e SPAK-ut, Millonai ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar", thotë Sali Berisha
Lajmi kryesor:
Afera e ish-kompleksit ‘Partizani’, arrestohet Jamarbër Malltezi! 'Detyrim paraqitje' për Berishën dhe ndërtuesin Bektashi! Ish-kryeministrit i bllokohet pasaporta
S.S//ReportTv.al