Kronikë

Hetimi i SPAK, Ajola Xoxës i kanë regjistruar akuzë të re për fshehje të ardhurash

5 Maj, 12:42| Përditesimi: 5 Maj, 13:27

  • Share

SPAK i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Xoxa u paraqit këtë të hënë  në Prokurorinë e Posaçme, ku edhe iu komunikua akuza e fshehjes së të ardhurave për një tjetër episod. 

Ajo po hetohej deri tani për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.

Bashkëshortja e Veliajt është duke u hetuar nën masën detyrim paraqitje, dhe akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime të paligjshme nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore, që dyshohet se u pastruan nëpërmjet një rrjeti OJF-sh.

Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest në burg' në paraburgimin e Durrësit, ndërsa për bashkëshorten e tij, Xoxa, GJKKO më 12 shkurt e ndryshoi masën e sigurisë në detyrim me paraqitje. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?