Gjykata e Apelit në Liège, Belgjikë nisi të hënën hetimin e çështjes në gjyqin “Pharmaceutica”, një çështje e madhe e trafikut të drogës, me 18 të pandehur.
Çështja, e quajtur “Pharmaceutica”, përfshin të pandehur të shumtë dhe ka të bëjë me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Droga e llojit kokainë, mbërriti nga Kolumbia dhe kalonte tranzit nëpër portet e Antwerpe ose Roterdam.
Si rezultat i aksionit janë sekuestruar 1.9 ton kokainë për një vlerë prej 80 milionë eurosh. Organizata kriminale kishte importuar potencialisht deri në 15 ton kokainë.
Droga importohej në laboratorët në Ferrières dhe Modave, ku përpunohej dhe paketohej. U shqiptuan dënime deri në 12 vjet burg. Tetëmbëdhjetë të pandehur janë prekur nga ankesa e prokurorit federal.
Dries Lonneux, belgu 44 vjeçar të cilit në tetor të këtij viti, SPAK i sekuestroi disa prona në Sarandë dhe Tiranë, u dënua me 12 vjet burg ndërsa tha se nuk mund të flasë në detaje për këtë aferë për shkak të rrezikshmërisë së organizatës e cila sipas tij drejtohet nga një shqiptar. Lonneux tha se nuk mund të fliste për këtë organizatë ndërkohë që familja e tij jeton në Shqipëri.
banues në Comblain-au-Pont, i konsideruar si vendimmarrës në organizatën kriminale, u dënua me 12 vjet burg. Por ai e kontestoi këtë rol, ndërsa sugjeroi se nuk mund të flasë në detaje për këtë aferë, për shkak të rrezikshmërisë së organizatës.
“Është një organizatë e madhe. Nuk mund të flas për liderin e saj që është shqiptar, ndërsa familja ime jeton në Shqipëri. Kam marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate, por nuk kam dhënë urdhra apo direktiva. Kam marrë urdhra dhe kam qenë i pranishëm në një rol mbikëqyrës. Misioni im ishte të shikoja dhe të raportoja. Por unë nuk e preka kokainën,” tha ai në gjykatë.
Dries pretendon se ka qenë në dijeni të seriozitetit të fakteve, por kërkon një dënim më të vogël për rolin e tij si mbikëqyrës.
Në vitin 2019, Dries Lonneux rezulton se ka investuar në Shqipëri në hapjen e një kompanie biznesi me emrin “RALET GREEN”, me objekt aktiviteti zhvillimin e teknologjive të reja. Po ashtu, Dries Lonneux ka në pronësi dhe pesë apartamente në Sarandë, të cilat janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Atij i’u sekuestruan edhe 5 toka në Tiranë.
Pasuritë e seksuestruara të Dries Lonneux janë si më poshtë:
1. Pasuria me sipërfaqe 122.8 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, përfituar me kontratë shitje për shumën prej 45 000 Euro;
2. Pasuria me sipërfaqe 72.90 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 25 000 Euro;
3. Pasuria me sipërfaqe 108 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux për shumën monetare prej 35 000 Euro;
4. Pasuria me sipërfaqe 115 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 35 000 Euro;
5. Pasuria me sipërfaqe 58.80 m2, ndodhur në Sarandë, e llojit “Apartament”, blerë nga shtetasi belg Dries Lonneux, për shumën monetare prej 25 000 Euro;
6. Pasuria e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë + truall”, me sipërfaqe 5 150 m2 nga të cilat 849 m2 truall dhe 283 m2 ndërtesë, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk., përfituar me kontratë shitje nga Shoqëria “Ralet Green” shpk, përfaqësuar nga administratori Dries Lonnuex për shumën prej 250 000 Euro;
7. Pasuria me sipërfaqe 550 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
8. Pasuria me sipërfaqe 2 890 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
9. Pasuria me sipërfaqe 1 180 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
10. Pasuria me sipërfaqe 1 900 m2, e ndodhur në Tiranë, e llojit “Arë”, në pronësi të shoqërisë “Ralet Green” shpk;
Lajmi në përditësim...
Edhe pse një shtet dhe popull relativisht i vogël, shqiptarët shpesh janë protagonistë të çështjeve dhe lajmeve më të bujshme në mbarë botën, duke mos munguar as në kronikat e zeza.
Sipas medieve belge një 44-vjeçar i arrestuar në kuadër të shkatërrimit të një bande madhe të narkotrafikantëve në Belgjikë ka thënë se kreu i bandës kriminale është shqiptar dhe se merrte urdhra nga ai.
Roli i shqiptarit u zbardh nga Dries Lonneux, belgu 44 vjeçar të cilit në tetor të këtij viti, SPAK i sekuestroi disa prona në Sarandë dhe Tiranë dhe u dënua me 12 vjet burg.