Shoqëria “Arlis Konstruksion”, përmes mbrojtësit ligjor ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme rimarrjen e pronave të sekuestruara në kuadër të hetimeve që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për ish shefin e operacionales, Oltion Bistri.
Bëhet fjalë për 5 apartamente në total, pasuri për të cilat avokati thotë se janë sekuestruar gabimisht dhe se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ky i fundit të vihej në pranga për llogari të SPAK.
Sipas shoqërisë “Arlis”, ish shefi i operacionales kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje bëri edhe pagesën për to, por pas disa kohësh kërkoi prishjen e kontratës, pretendon avokati.
Pasuritë u sekuestruan nga struktura e posaçme, përgjatë procedurës hetimore, ku rezultoi se pronat ishin pjesë e pasurisë se Bistrit.
Këtij të fundit iu sekuestruan apartamente dhe dyqane me vlere totale rreth 3.1 milionë euro, për llogari të hetimeve që po kryhen për dosjen “Metamorfoza”.
Seanca në Gjykatën e Posaçme për këtë çështje u shty në datë 1 tetor në orën 12.00, pas kërkesës së përfaqësuesve të kompanisë për t’u njohur me aktet.
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme sekuestroi në maj pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. Oltion Bistri është marrë i pandehur në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, ku zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka e ish-prokurori Xhevahir Lita.
N.q.se SPAK i shërben Shqipërisë duhet të bëj pron të shtetit çdo gjë të tepërt.Vetëm pasuritë e emigrantëve jan djersë e gjak.Në Shqipëri jan pasuruar duke shfrytëzuar,vjedhur,vrarë,e.tj.Vëzhgoni e pyesni njerzit ku kanë punuar,rrogat e sigurimet që kanë marr.Çdo krim e padrejtësi është e ligjëruar dhe e lustruar nga gazetarët.Në ditët e sotme shkelen të drejtat njerëzore me këmbë,çdo privat sillet si mbret e vendos ligjet e tij.Dihet se rregullat e sjelljes,të higjenës,të ushqimit jan 1.për të gjith.Do ishte më mirë që Shqipëria të ishte mbretëri se me kaq shum mbretër të ardhur në pushtet ku e vetmja pun që bëjnë krijojn haremet e tyree dinastitë etyre.e.t.j....
PërgjigjuHARAMIN! Do ta Paguni Deri Gjeneratën e Tretë Ndyrësira erdhi Momenti ????????????????
I lini dredhirat SPAKU te bej punen tu sekuestroj pasurite dhe n.q.s del e reme avokati te futet ne burg,se jane bere avokatet e noterat si gjela deti.
Përgjigju