TIRANË - SPAK ka zbërthyer të tjera forma të pastrimit të parave të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, drejtues të organizatës kriminale me bazë në Elbasan. Nga hetimi pasuror i nisur prej gushtit të vitit 2024, grupi përdornin kriptovalutat si formë të sofistikuar për pagesa të ndryshme. Në bashkëpunim me Europol, policitë në Belgjikë, Holandë dhe Spanjë, hetuesit e BKH sekuestruan kriptovaluta me vlerë 10 milionë dollarë, rezultat i cili u arrit në bashkëpunim me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutave “Stablecoin” si dhe një exchange të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.
Megjithatë, kjo nuk është goditja e parë që SPAK i jep organizatës së Çopjave. Më herët, grupit i janë sekuestruar mbi 1 milion euro cash (në valuta të ndryshme), 2 llogari bankare me vlerë 132 mijë euro dhe dhjetëra pasuri të paluajtshme në emër të familjarëve dhe personave të tjerë të lidhur me organizatën. Në mesin e pasurive të paluajtshme është edhe ish-vila Gjuta në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, disa apartamente dhe vila në Tiranë dhe më në periferi në Farkë, në Kavajë, sipërfaqe toke trualli në disa qytete përfshirë pranë bregdetit të Qeparosë, si dhe kompaninë “Elba Beton në Bradashesh e bizneset e tjera të lidhura me të, të cilat figurojnë të jenë në pronësi të Arjan Ormënaj, i cili dyshohet se pastron paratë e Çopjave.
Një pjesë e mirë e listës së gjatë të pasurive të sekuestruara, figurojnë në emër të Arben Lamçes, një nga ushtarët më të besuar të vëllezërve Çopa. Ai figuron pronar i sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave artë në Kavajë, një trualli në Elbasan dhe hotel Domus në Tiranë.
Arben Lamçe u ekstradua në gusht 2024 nga Kosova, pasi kërkohej si vrasës me pagesë në dosjen “Plumbi i Artë 2”. Gjatë muajve tetor-nëntor 2020, Lamçe siguroi kushtet për të eliminuar Nuredin Dumanin, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas dhe do të paguhej 250 mijë euro për kapjen dhe 500 mijë euro për vrasje. Arben Lamçe akuzohet nga SPAK, se ka pastruar paratë e krimit të vëllezërve Copja duke blerë pasuri në emër të tyre dhe familjarëve.
Në korrik 2024, SPAK zbardhi të paktën vrasjen e 6 personave, 16 tentativa vrasje dhe një super grabitje në aeroportin e Rinasit, të lidhur me organizatën kriminale të Çopjave në Elbasan, e cila sipas SPAK e nisi aktivitetin kriminal që në 2006-ën si shpërndarës kokainë në Itali. Hetimi që çoi në 33 urdhër arreste të miratuara nga Gjykata e Posaçme, nisi që në 2022 ndaj vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, iniciuar dhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Erion Alibej e Nuredin Dumani. Grupi, i cili kishte kontakte në polici e sistem të drejtësisë, dyshohet se ka porositur eliminimin e një sërë grupesh rivale me synim dominimin e tregut ndërkombëtar të kokainës.
Aktualisht Hajdar Çopja është i arrestuar në Belgjikë, pasi u ekstradua atje nga Dubai, vend ku dyshohet se ndodhet vëllai tjetër Franc Çopja.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të njoftuar më datë 01.08.2024, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të një organizate kriminale, me bazë në qytetin e Elbasanit, e drejtuar nga vëllezërit F.G (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.)
Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i përdorimit të kriptovalutave, nga ana e organizatës kriminale, me qëllim realizimin e pagesave të ndryshme etj.
- Në zbatim të vendimit të GJKKO, nr.683, datë 28.11.2024, “për caktim masë sigurimi pasuror”, si dhe urdhërit të organit proçedues, datë 06.12.2024 “për ekzekutimin e vendimit nr.683, datë 28.11.2024”, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim edhe me EUROPOL, policinë Federale të Belgjikës, atë të Hollandës, Spanjës, në periudhën 25.11.2024 e deri më datë 15.01.2025, koordinuan veprimet për të mundësuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe urdhërit të organit procedues mbi sekuestrim preventiv të aseteve/vlerave të kriptovalutave në kuleta kriptovalutash në vlerën e mbi 10 milionë $ (Dollarë Amerikan). Këto rezultate u arritën në bashkëpunim të ngushtë me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutës ‘stablecoin’ si dhe një exchange të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.
Në zbatim të vendimit nr.516, datë 10.09.2024, u vendos sekuestro preventive mbi:
- 2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro.
- 2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.
Në kuadër po të këtij procedimi, siç kemi njoftuar më parë, u sekuestrua një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një vlerë totale mbi 1 000 000 (një milionë) Euro.
Në zbatim të vendimit të gjykatës nr.467 datë 29.07.2024 me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si vijon:
Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;
Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;
Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;
Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;
Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim Arben Lamce;
Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar Arben Lamce;
Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar Arben Lamce;
Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;
Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;
Truall me vendodhje në Elbasan, me pronar Arben Lamce etj;
Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;
Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;
4 garazhe me vendodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;
Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;
Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M. H, me vendndodhje në Tiranë;
Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;
Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;
Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;
Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;
Pasuri truall me vendodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;
Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;
Tokë arë me vendodhje në Elbasan, me pronar E. H.;
Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;
Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;
Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.
Arben Lamçja akuzohet nga SPAK se është pastruesi i parave të krimit të Franc dhe Hajdar Çopja të cilëve SPAK iu ka sekuestrua dhjetëra pasuri, si dhe 10 mln dollarë kriptovaluta.
I ekstraduar në gusht 2024 nga Kosova, kërkohej si vrasës me pagesë në dosjen Plumbi i Artë 2, një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Çopja.
Gjatë tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të vrarë Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas, 250 mijë euro për kapjen e tij, 500 mijë euro për ta vrarë.
Arben Lamçja akuzohet nga SPAK, se ka pastruar paratë e krimit të vëllezërve Copja duke blerë pasuri në emër të tij dhe familjarëve të Çopjave.
I paskan thy ne mes
PërgjigjuI kane ja 2-300 milion ata,nuk i kane demtu shume