Kronikë

SPAK i sekuestron 'Çopjave' të Elbasanit 10 mln dollarë kriptovaluta dhe dhjetëra pasuri të tjera

22 Janar, 11:22| Përditesimi: 22 Janar, 14:53

  • Share

TIRANË - SPAK ka përfunduar hetimet në kuadër të një procedimi penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të një organizate kriminale me bazë në Elbasan, e drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Nëpërmjet hetimeve të shumta, është arritur të evidentohet përdorimi i kriptovalutave nga ana e organizatës për realizimin e pagesave dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme. Operacioni ka përfshirë bashkëpunim të ngushtë me agjencitë ndërkombëtare, përfshirë EUROPOL dhe policitë federale të Belgjikës, Holandës dhe Spanjës, si dhe një kompani të njohur globale për menaxhimin e kriptovalutave.

Në periudhën nga 25.11.2024 deri më 15.01.2025, janë realizuar veprime të koordinuara për sekuestrimin preventiv të aseteve dhe vlerave të kriptovalutave në kuleta, duke arritur një vlerë totale prej mbi 10 milionë dollarë amerikanë. Kjo është një arritje e rëndësishme, që pason sekuestrimin e pasurive të tjera të organizatës, përfshirë llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme në emër të individëve të dyshuar.

Ndaj organizatës së Çopjave, SPAK ka sekuestruar më herët mbi 1 milionë euro cash, 2 llogari bankare me vlerë 132 mijë euro dhe dhjetëra pasuri të paluajtshme në emër të familjarë dhe personave të tjerë të lidhur me organizatën kriminale:

-Truall, 3 vila e 4 garazhe në një resort në Farkë të Tiranë 
-Hotel Domus në Tiranë
-Ish Vila Gjuta te Rruga e Elbasanit në Tiranë
-3 sipërfaqe tokë arë në Vilë-Ballaj të Kavajës
-2 godina biznesi në Tiranë
-Truall dhe tokë arë në Elbasan
-2 sipërfaqe tokë arë dhe kullotë në Qeparo të Vlorës
-Apartament, në Golem Kavajë
-Apartament në Rrugën e Elbasanit
-Dupleks në Tiranë
-Operator ekonomik Elba Beton (Sekuestruar bashkë me godinën në Bradashesh edhe llogaritë bankare të saj)
-1 lokal në Elbasan në pronësi të shoqërisë “Elba Beton shpk”
-1 restorant në Bradashesh në pronësi të “Elba Beton shpk”
-Vila A7 në pronësi të “Elba Beton shpk”

Disa prej pasurive të sekuestruara i përkasin Arben Lamçes, 3 sipërfaqe tokë arë në Vilë-Ballaj të Kavajës, truall në Elbasan, dhe hotel Domus.

SPAK e ka cilësuar më herët si 'kriminale' organizatën e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, të cilën e lidh me disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vend. Të paktën 6 persona të vrarë, 14 të porositura dhe një grabitje 4.6 mln euro në Rinas janë disa prej krimeve.

Organizata kriminale e vëllezërve Çopja sipas SPAK ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe të Durrësit. Gjithashtu organizata ka pastruar paratë kryesisht në sektori i ndërtimit, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

Lajmi ne perditesim...

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të njoftuar më datë 01.08.2024, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të një organizate kriminale, me bazë në qytetin e Elbasanit, e drejtuar nga vëllezërit F.G (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.)

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i përdorimit të kriptovalutave, nga ana e organizatës kriminale, me qëllim realizimin e pagesave të ndryshme etj.

  • Në zbatim të vendimit të GJKKO, nr.683, datë 28.11.2024, “për caktim masë  sigurimi pasuror”, si dhe urdhërit të organit proçedues, datë 06.12.2024 “për ekzekutimin e vendimit nr.683, datë 28.11.2024”, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim edhe me EUROPOL, policinë Federale të Belgjikës, atë të Hollandës, Spanjës, në periudhën 25.11.2024 e deri më datë 15.01.2025, koordinuan veprimet për të mundësuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe urdhërit të organit procedues mbi sekuestrim preventiv të aseteve/vlerave të kriptovalutave në kuleta kriptovalutash në vlerën e mbi 10 milionë $ (Dollarë Amerikan). Këto rezultate u arritën në bashkëpunim të ngushtë me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutës ‘stablecoin’ si dhe një exchange të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.

Në zbatim të vendimit nr.516, datë 10.09.2024, u vendos sekuestro preventive mbi:

 

  • 2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro. 
  • 2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.

Në kuadër po të këtij procedimi, siç kemi njoftuar më parë, u sekuestrua një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një vlerë totale mbi 1 000 000 (një milionë) Euro. 

Në zbatim të vendimit të gjykatës nr.467 datë 29.07.2024 me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si vijon:

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;

Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim Arben Lamce;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar Arben Lamce;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar Arben Lamce;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Truall me vendodhje në Elbasan, me pronar Arben Lamce etj;

Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;

Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;

4 garazhe me vendodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;

Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;

Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M.  H, me vendndodhje në Tiranë;

Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;

Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2,  në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;

Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;

Pasuri truall me vendodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;

Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;

Tokë arë me vendodhje në Elbasan, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.

 

Ora 12:27
Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve Çopja, kush është Arben Lamçja? U ekstradua nga Kosova në gusht, siguroi kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit

1724411345_arbenlamja.jpg

Arben Lamçja akuzohet nga SPAK se është pastruesi i parave të krimit të Franc dhe Hajdar Çopja të cilëve SPAK iu ka sekuestrua dhjetëra pasuri, si dhe 10 mln dollarë kriptovaluta.

I ekstraduar në gusht 2024 nga Kosova, kërkohej si vrasës me pagesë në dosjen Plumbi i Artë 2, një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Çopja.

Gjatë tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të vrarë Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas, 250 mijë euro për kapjen e tij, 500 mijë euro për ta vrarë.

Arben Lamçja akuzohet nga SPAK, se ka pastruar paratë e krimit të vëllezërve Copja duke blerë pasuri në emër të tij dhe familjarëve të Çopjave.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pasunari: 22/01/2025 11:54

    I paskan thy ne mes

    Përgjigju
    • Goni: 22/01/2025 12:46

      I kane ja 2-300 milion ata,nuk i kane demtu shume

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?