Sfumohet operacioni për dosjen 339, SPAK u çoi fletëarresti 2 të vdekurve, prokuroria: Nuk ishin çregjistruar, kjo s'e zhbën hetimin

29 Korrik 2020, 10:39| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 16:31

  • Share

Sfumohet në më pak se 24 orë operacioni i SPAK lidhur me krimet zgjedhore përgjatë zgjedhjeve të 2017 dhe dosjen 339. Dy nga 21 komisionerët për të cilët SPAK kërkoi në gjykatë masa sigurie arrest në burg dhe arrest në shtëpi rezultojnë se kanë humbur jetën disa muaj përpara se SPAK të finalizonte operacionin. Komisionerët që kanë ndërruar jetë janë Kasem Lala komisioner i PS në Rubjek pranë qendrës së votimit 1335 dhe Basir Bregu kryetar komisioni nga PD në Rubjek pranë qendrës 1336.

ReportTv është interesuar pranë SPAK për këtë situatë, ku sipas prokurorisë së posaçme vdekja e dy komisionerëve nuk e zhbën hetimin dhe krimin zgjedhor të ndodhur në 2017.  Për dy të ndjerët SPAK deklaroi se do të pushojë hetimet, ndërsa gjithcka ka ndodhur për shkak se pas vdekjes ata nuk janë çregjistruar në gjendjen civile dhe në certifikatat e regjistrit për prokurorët kanë rezultuar në jetë.

Sipas SPAK hetimet janë zhvilluar në mungesë dhe sekret cka ka sjell dhe situatën e mosdijeninë për ndërrimin e jetës për komisionerët Lala e Bregu. Një ditë më parë SPAK njoftoi se kish ekzekutuar urdhër ndalimet për komisionerët të cilët në hetim u vunë pas përgjimeve të dosjes 339 në vitin 2016 për trafik droge. Këto hetime ndiqen aktualisht nga dy prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prenci ndërsa mesditën e të enjtes të ndaluarit do të dalin para gjykatës për tu njohur me akuzën dhe të merren në pyetje.

Për operacionin ndaj komisionerëve një ditë më parë nuk munguan dhe mbështetja e ndërkombëtarëve për SPAK si dhe reagimet e partive politike mes tyre të majtë e të djathtë, ndërsa të përfshirë në këtë vepër penale rezultojnë komisionerët e katër forcave politike PS, PD, LSI dhe PR.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhamia/Kisha: 29/07/2020 15:20

    Cfare ka ketu per te qeshur? Per Ju kafshe celulozengenese/gazeta-lajme (jo bar), se politika e di mire se po te hapen listat qe nga 1992-shi, ka votuar dhe Ahmet Zogu per PD e PS, po JU a te lodhur e mjerane te destinuar ku eshte cudia?! Ju duhet te dini se edhe keta mjerane qe kane Vdekur, po te ishin Gjalle do perballeshin me shtetin, po ket shtet, dhe Ju bagetia levizese kuptoheni se neser do merni pergjegjesi e do beheni Deshmore" per nje thes mill, nje vend pune sanitare per Partine. Kaq Ju Duhet ...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/07/2020 12:55

    Keqardhje dhe ngushullime per vdekjen e ketyre dy militanteve te PS@PD! Keqardhje qe keta dy militante te vdekshem nuk patem jete te shihnin e shijonin "VDEKJEN E ZEZE TE PS@PD" si po japin e marrin ne kete valle te sosjes morale.

    Përgjigju
  • shaban: 29/07/2020 11:58

    hap nje hetim tjeter pse te vdekurit jane akoma ne rregjistra dhe a kane votuar keta dhe shume te vdekur te tjere?

    Përgjigju
  • A...Zh: 29/07/2020 10:54

    Kjo situate eshte me shume se qesharake, skandaloze!

    Përgjigju
    • Gent: 29/07/2020 14:26

      Spak qe do hetonte kupolen e krimit nuk ka hetuar a jetojne njerezit????? Spektakel nga spak...per Guinness

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?