SPAK ka dhënë sot pretencën për dy të pandehurit në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit. Për grekun Ethimious Efthimiou, i cili sipas akuzës është vrasës me pagesë është vendosur burgim i përjetshëm, ndërsa 35 vite burg janë dhënë për Elton Halipajn.
Më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë u vra Devi Kasmi, ndërsa për ngjarjen u vunë në akuzë ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari, Altin Hoxhallari, Elton Halipaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.
Prokuroria më herët ka konkluduar se këta shtetas njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin Devi Kasmin. Hetimet për këtë rast u nisën nga Prokuroria e Tiranës e cila më pas shpalli moskompetencë pasi u zbulua dhe grupi strukturuar kriminal dhe baza e tyre në zonën e Yrshekut.
“Nuk e njoh Devi Kasmin, hera e parë që dëgjova për të ishte në lajme kur u ndalova nga policia. Nuk mbaj mend se çkam bërë para 4 mujash më 21 Janar 2018, ose në kafe ose gjëra të zakonshm,”- ka deklaruar greku më herët në prokurori.
Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.
Keta vrases ordinera qe bejen vrasje me Lek te gjith te perjetshem duan denuar se jan shtuar mostrat e tilla ne shqiperi
Përgjigju