Me një kurorë në dorë për të dhënë mesazhin se sipas tij SPAK ka vdekur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marshuar drejt Prokurorisë së Posaçme.
Avokatja Adriana Kalaja ka akuzuar ish drejtuesin e Kraja dhe kreun aktual Duman, se nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre, për ta përjashtuar prokurorin Edvin Kondili, që për 4 vite nuk heton dosjen e prishjes së Teatrit.
'Jo vetëm kemi ardhur dy herë para dyerve të SPAK, por kemi bërë edhe kallëzim për prokurorin e dosjes Edvin Kondili. Pse Arben Kraja nuk e futi veten e vete te dosja e teatrit? Zgjidhja e çështjes së teatrit i bën mirë vetë SPAK dhe shoqërisë shqiptare. Deri sa të jepet drejtësi për teatrin nuk ka SPAK. Teatri Kombëtar nuk kthehet më. Trashëgimia kulturore është shkatërruar. Këtu ka vlerë identiteti shqiptar dhe trashëgimia kulturore.
Altin Dumani është fajtor, pasi ne kërkuam që prokurori Kondili të mos ishte pjesë e dosjes duke e zëvendësuar me një prokuror tjetër. I kemi thënë zotit Dumani meqë kjo dosje prej 4 vitesh fle në zyrën e Kondilit dhe ne i kërkojmë që ta zëvendësojë.
Çfarë bën Dumani në këtë rast, rrëzon kërkesën tonë dhe vijon... Zoti Dumani duhet të rifuste veten e tij në dosjen e teatrit ashtu sikur Arben Kraja futi veten te dosja ‘Partizani’.
Çështja e dytë është se jemi shumë të pikëlluar nga SPAK. SPAK na ka lënë. Ne kemi marrë vesh që SPAK ka ndërruar jetë dhe i kemi sjellë lule dhe të ndezim qirinj për shpirtin e SPAK dhe prokurorëve të tyre, të cilët për turpin e tyre, nuk u ngritën në lartësinë e detyrës por po i shërbejnë qeverisë, mafias dhe krimit.'- tha Adriana Kalaja.
Teatri Kombëtar u shemb në orët e parat të mëngjesit të 17 majit të vitit 2020. Pas shembjes një grup aktivistësh depozituan kallëzim në SPAK në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, për shpërdorim detyre.
Duhet edhe nje kurore per opoziten qe vdiq ne kete vend or teeeejjjjj
Përgjigju