SPAK kap turkun e akuzuar për trafik droge mbi 10 mln €, Softa: Shqipëria përdoret nga të huajt, është fenomen! Policë të rinj? S’kanë pritshmëri

5 Prill 2023, 19:25| Përditesimi: 5 Prill 2023, 19:37

  • Share

SPAK i ka sekuestruar turkut, Ramazan Keskit, kreut i një bande kriminale të trafikut të drogës ku ka fituar mbi 10 milionë euro. Sipas ekspertit të sigurisë, Fatjon Softa në Studio Live në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj këta të huaj e kanë përdorur Shqipërinë si rrugë kalimi në vende të tjera.

‘Kemi pasur të huaj që e kanë përdorur Shqipërinë, për shkak të pozicionit gjeografik si rrugë kalimi në vende të tjera për aktivitete të jashtëligjshme. S’është turku i parë që e bën këtë.’- tha eksperti.

Eksperti i kriminalistikës, Softa vendi ynë është kthyer në një zonë të monitoruar për pastrim parash.

‘Shqipëria është kthyer në një zonë të monitoruar për pastrim parash. Kjo zonë, është Dubai duke qenë se andej nuk ka ekstradime, për të bërë një jetë më të qetë, sepse mundësia e veprimit në territorin shqiptar nuk është më e njëjtë. Mendoj që, nga analiza fakti që niveli i korrupsionit në Shqipëri (kudo) ka treguar që joshja ka bërë që të krijohen bashkëpunëtorë nga kahu tyre. Ne kemi vetëm arrestime ekzekutorësh, por jo ideatorësh, pra nuk e kemi trurin. Ky fenomen në rritje nuk është vetëm problem për popullin është më i madh se kaq.

Porositësit e bëjnë nga Ekuadori, madje aty ka edhe financues dhe aty është treguar se ka një kundërpërgjigje ndaj pushtetarëve që është shumë e rëndë. Kjo gjë inkurajon grupet dhe dekurajon institucionet.’- tha ai.

I pyetur sa i takon ecurisë së punës së  drejtorit të përgjithshëm të policisë, Muhamet Rrumbullaku, eksperti Softa thotë se është entuziast tek vlerat dhe profesionalizmi i tij.

‘Unë e vlerësoj, vazhdoj të jem entuziast tek vlerat dhe profesionalizmi i tij. Jo vetëm ai por edhe Vocaj, i duhet kohë, por jo pafund. Ka një ndryshim vetë policia në raport me sjelljen ndaj krimit por janë ende përpjekje dhe veprime që kërkojnë më tepër. Pritshmëria jonë është edhe më e madhe. Zgjedhja e Ramës është e goditur.’- tha ai.

Sa u përket të rinjve në polici, Softa tha se shifrat janë të ulëta. Ai u shpreh se një ndër faktorët janë pagat e ulëta.

‘Policia është në ditët e saj më të këqija. Nuk qëndrojnë gjatë sepse nuk kanë pritshmëri. Si mund të jetë me atë pagë? Si mund të jetë, kur ai kishte 500 mijë euro, si do e luftosh? Me frymë? Ka policisë që nuk dijnë të bëjnë kontroll etj,. Duhet të krijojmë skuadra, nuk i kap dot personat e rrezikshëm me policë. Duhet të përgatiten sikur janë në luftë. Sa policë kemi të vrarë?!’- tha ai.

SPAK i sekuestron pasurinë turkut, Ramazan Keskin, kreu i një bande kriminale trafiku droge! Ka fituar mbi 10 milionë euro! Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se GJKKO ka pranuar kërkesën e saj për të sekuestruar pronat në Shqipëri të turkut Ramazan Keskin, i dënuar për trafik droge në Gjermani e Holandë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?