SPAK kërkesë OFL-së: Na sillni të dhëna shtesë për resortin e Hajrajve dhe blindin e Saimir Taullaut (VIDEO)

12 Shkurt 2020, 15:43| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 17:42

  • Share

TIRANE-Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kërkon të dhëna shtesë strukturës së operacionit Forca e Ligjit në Policinë e Shtetit për dy sekuestrot, kompleksin 'Golden' të Altin Hajrit që është në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, por edhe për makinën e blinduar që iu bllokua Saimir Taullaut.

Dy masat e vendosura nga policia në kushtet e emergjencës i janë rikthyer përkohësisht policisë për veprime plotësuese në terren me kërkesë të SPAK-ut. Vendimi është marrë një ditë më parë. Sipas ligjit pas 48 orëve nga vetëdeklarimi i subjekteve apo sekuestrove emergjente dosjet kalojnë në SPAK dhe kjo strukturë ka 15 ditë kohë ta kalojë dosjen në gjykatë.

Por këtë herë duket se afati do të zgjatet pasi prokuroria ka kërkuar të dhëna shtesë nga operacioni forca e ligjit. Nuk dihet se cfarë informacioni shtesë apo veprimi procedural është kërkuar nga policia për të kryer në terren, por të paktën resorti Golden rezulton se është hetuar si pasuri me prejardhje kriminale më herët dhe i është kthyer Hajrajve.

SPAK-u i kontaktuar nga ReportTv pranoi se ishte kërkuar informacion shtesë por në asnjë moment unk është vendosur kthim dosjesh dhe do të ndiqen procedurat, sqaruan zyrtarë të prokurorisë së Posaçme. Aktualisht në SPAK janë 12 referime nga OFL-ja mes tyre dhe këto dy dosjet për të cilat është kërkuar informacion shtesë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 12/02/2020 18:51

    Sic duķet spak akoma nuk ka kuptuar funksionin e tij.hetimet i ben prokuroria,i thellon ajo.policia sjell aq sa ka mundur te bejo por te mjaftueshme per nisjen e hetimit nga kompetentet,pra spak.por sic duket keta njohin metodat aspak,jo spak.

    Përgjigju
  • Çingapoku: 12/02/2020 17:50

    Muhabet vari k.... kot sa për spektakël mediatik, a thu se duhen ligje të vecanta apo forca speciale për këto qyrrsa që barkbosh kanë lind e barkbosh do vdesin. Kot fare, ca bojn si mafiozë ca tjerë bojn sikur dun me i kap dhe ndërkoh e han populli fukara. Mos u ngopshit kurrëë as barku as syu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?