Aleksandër Laho dhe toka në Gjirin e Lalzit

Kronikë

Tjetërsimi i 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, GJKKO dënon me 10 muaj burg ‘Rrumin e Shijakut’! SPAK kërkoi 3 vite heqje lirie

6 Shkurt, 13:05| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:27

  • Share

TIRANË - Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahon (Rrumi i Shijakut), i njohur edhe si Pëllumb Muharremi, për akuzën e korrupsionit. SPAK kishte kërkuar 3 vite heqje lirie, por gjykata e dënoi fillimisht me 1 vit e 3 muaj burg, duke iu ulur një e treta e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas hetimeve, Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe i kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Emri i Aleksandër Lahos është përmendur edhe më parë në kronikën kriminale. Ai mbeti i plagosur në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, ndërsa hetimet zbuluan një video ku ai komunikonte me një zyrtar të Avokaturës së Shtetit për rastin korruptiv. Kërçuku është dënuar me 2 vite burg për të njëjtën çështje.

“Rrumi” vijon në ende të jetë në kërkim ndërsa avokati i tij ka pretenduar se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak se pas atentatit në Shqipëri në vitin 2019 nuk mori ndërhyrjen e duhur mjekesore dhe nga plumbat ka mbetur i dëmtuar, duke i gjymtuar edhe një këmbë.

Në atentatin e 1 nëntorit të 5 viteve më parë mbeti i plagosur edhe prokurori Arjan Ndoja ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku. SPAK pas zbardhjes së komunikimeve në Sky Ecc ka arritur të zbulojë edhe grupin që posositi dhe kreu atentatin, mes tyre dhe Plaurent Dervishajn.

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zef lulaj: 06/02/2025 18:08

    cfare drejtesie eshte spaku kur vjedhin dhe tjetersojne pronat I denon shume lehte aspak 10 muaj burg qesharake?

    Përgjigju
  • Tao: 06/02/2025 13:44

    Pse s'e nxorret te pafajshem, t'i paguanit dhe demshperblim per prishje te imazhit?! Ca tallni leshte qe i denoni kaq pak keta kriminele qe gjuajne dhe me arme per te vrare kundershtaret? Nje hajdut xhepash merr denim me te madh se kaq, ky ka vjedh te pakten 5 milion euro me kete pune dhe denohet me 10 muaj.

    Përgjigju
    • Luka: 06/02/2025 17:25

      10 MUAJ!!!, kjo eshte çmenduri, eshte te tallesh me njerezit dhe t'i thuash hajdutit mire se erdhe, o babe. Kush eshte gjykatesi, na e thoni t'i veme nje kurore ne balle e t'ia rrisim rrogen.

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?