Vetëm pak ditë pasi SPAK kërkoi që të pushohej çështja për 7 ish-gjyqtarët të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal, GJKKO ka kthyer çështjen për hetim. GJKKO dhe gjyqtari Erion Bani i kërkon SPAK që të kryejë hetime më të thelluar për dyshimet për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
Shtatë ish-gjyqtarët për të cilët GJKKO kërkon sërish hetim
1.Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
2.Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
3.Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
4.Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
5.Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
6.Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
7.Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Kujtojmë se prillin e vitit 2020, avokati Dashi kallëzoi 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu, duke i akuzuar për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie. Menjëherë SPAK nisi hetimet për 10 nga 20 emrat e kallëzuar, ish-anëtar të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, ndërsa për 10 të tjerët Prokuroria e Posaçme deklaroi se nuk ishin kompetencë e saj dhe se i janë dërguar Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan. SPAK regjistroi procedimin penal për 9 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, konkretisht për: Bashkim Dedja, Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Gani Dizdari, Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj.
Spaku po e tregon fytyren e vete qe ska per te bere asgje me njerezit me kostum.
PërgjigjuBesnik Imeraj, i sh hetues ne kohene Enver Hoxhes, I biri babaces , piloti personal i Enveer Hoxhes, ka qene tutori i Mihal Delijrgjit ne aferen e Gerdecit dhe ka patur te punesuar vajzen ne ate firme qe vrau 26 vete.
Përgjigju