Partia Socialiste i hap rrugë SPAK për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollin e banesës së tij.
Report TV dhe shqiptarja.com sigurojnë ekskluzivisht dokumentin që përbëhet nga 14 faqe ku deputetët vlerësojnë se kërkesa e SPAK ndaj deputetit Arben Ahmetaj, është në përputhje me kërkesat ligjore dhe përjashtohet mundësia që kërkesa e SPAK të ketë ndikim politik apo ndërhyrje tjetër.
“Gjatë shqyrtimit të kërkesës, nuk rezulton që kërkesa të jetë bërë në kushtet e një ndikimi politik apo të një natyre/ndërhyrje tjetër të padrejtë që të bjerë ndesh me interesat e drejtësisë” thuhet në raportin e Komisionit.
Raporti u dorëzua vetëm 30 minuta para orës 10:00 kur është caktuar dhe ora e fillimit të seancës ku do të votohet kërkesa e SPAK.
Në raport deputetët kujdesen të thonë se 'nuk janë noterë" që vulosin kërkesat e prokurorisë. Nuk janë gjykatë, por në këtë procedurë ato sillen si quasi-gjykatë dhe, natyrisht, në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës dhe 288 të K.Procedurës Penale, mbikqyrin garancitë që respektojnë liritë, të drejtat dhe sigurojnë që ndaj deputetit të mos kryhet arrestim arbitrar.
Në fund deputetët rekomandojnë pranimin e kërkesës së SPAK.
Deputetët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke vlerësuar parimet kushtetuese për funksionimin e shtetit së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit së të gjithë shtetasve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe garancive procedurale në hetim dhe procesin penal, me qëllim që drejtësia të ushtrojë funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, në zbatim të nenit 73 të Kushtetutës, nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit, i rekomandojmë Kuvendit: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit, Z. Arben AHMETAJ.
Raporti u sigurua nga gazetari i Report Tv Ermal Qori
Deputetët që kanë firmosur raportin janë
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj ( Valikaj)
Klevis Xhoxhi
Arben Pëllumbi
(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
Lajmi kryesor:
Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Ahmetajt, 117 deputetë pro kërkesës së SPAK! 3 opozitarët që abstenuan! Prokuroia çon në gjykatë kërkesën për prangosjen e ish-ministrit
S.G//ReportTv.al
Ti SHTOHET edhe AKUZA e GENOCIDIT ndaj FÉMIJÉVE SHQIPTARÈ , qè NUK konsumojnè 3 VAKTET e DITÈS dhe SHPOPULLIMI i SHQIPÈRISÈ !!!! Sepse ky SHPIRT ZI dhe ZEMÈR KATRAN me emrin Arben Ahmetaj , ju ka VJEDHUR tè ARDHMEN fémijéve SHQIPTARÈ !!!! VAFTÈ nè DJALL dhe né ESFEL Arben HAJDUT Ahmetaj bashkè me Sojin dhe Sorollopin e tij té URRYER
Përgjigju