SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, e akuzon se përfitoi gati 500 mijë euro për 3 inceneratorët Elbasanit, Fierit dhe Tiranës

11 Korrik 2023, 13:09| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 21:10

  • Share

1689063613_Screenshot2.jpg

SPAK e akuzon Arben Ahmetaj për korrupsion pasiv të fuksionarëve të lartë të shtetit ose të zgjedhurve vendorë.

 Në dosjen që SPAK ka përgatitur renditen 6 episodet ku SPAK thotë se Arben Ahmetaj ka marrë përfitime financiare të parregullta, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë me qëllim mundësimin e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtiri të lidhjeve të kontratave për ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë. Për ndërtimin e administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë dhe për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimin e venddepozitimit ekzistues në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë.

Bëhet fjalë për rreth 500 mijë Euro që Arben Ahmetaj akuzohet se ka marrë nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet personave të tjerë në periudha të ndryshme kohore.

Kujtojmë se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Arben Ahmetajt janë ende në fazën e e hetimit dhe duhet të vërtetohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur dosja të shkojë për gjykim. 

Deri në këtë fazë të hetimit, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, pasur parasysh provat e administruara, është formësuar dyshimi i arsyeshem, se shtetasi Arben Ahmetaj , përgjatë kohës që ka ushtruar funksionin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Shqipëri së, Ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Ministrit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të [unksionarit lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar si e tillë nga neni 260 i K.Penal, pasi ka marrë drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, përfitim të parregullt, për vete ose persona të tjerë, e konkretisht:

•         Shumën pret prej 170 480 (njëqind e shtatëdhjetë mijë e katërqind e tetëdhjetë) euro, në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një "shitje" ndaj shtetasit Andi Boni pagese e kryer ne perfundim nga shtetasi Helidon Begaj), të 2 (dy) apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria "Sheron" sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj.

•          Pasurinë truall + ndërtesë me nr pasurie 1/110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip trualli

521.13 m2 dhe sip ndërtese 98 m2 ndodhur në NB Hamallaj, e identifikuar si Vila Saphire nr. 22, e përfituar ne vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emer të shtetasit Klodian Zoto, në vijim ne emer te shtetasit Gerian Kuka e më pas në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nen hetim Arben Ahmetaj.

•         Shumën Deri 130 000 {njëqind e tridhjetë mijë) euro, në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një "shitje" ndaj shtetasit Besmir Prifti, të 1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me stp 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria "Sheron" sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar "Integrated Technology Services" sh.p.k. nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti;

          Shumën pret 140 000 (njëqind e dyzetë mijë) euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një "shitje" ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të 1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria "Sheron" sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë "Frigo Food’ sh.p.k.

•          Shumën pret rreth 34 422 (tridhjetë e katër mijë e katërqind e njëzetë e dy) euro, të përfituar ne formen e shpenzimeve per pagesa hotelesh apo udhëtimesh, përgjatë periudhës 2013 — 2017, pagesa këto, të kryera drejtëpërdrejtë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shtetasin Arben Ahmetaj apo të atërm të tij.

•          Shumën total 2 007 373 (dy milionë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë, në vitin 2019 dhe 2020, në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtare të ndryshme, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services" sh.p.k., në funksion të një invesimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr. 7/434+1 -1 sip 167 m2, miga Reshit Çollaku, ap.1. në pronësi të shtetasit Arben Ahmetaj;

Sa më lart, vlerësohet se janë përfitime të parregullta, të dhëna personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, me qëllim kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën dhe funksionin e tij, sjellje kjo e personit nën hetim që i ka mundësuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe subjekteve tregtare të regjistruara në emër të tyre apo të afërmeve të tyre apo të kontrolluara prej tyre, lidhjen e kontratave, në kuadrin e procedurave koncensionare të nisura nga Autoriteti kontraktor Ministria e Mjedisit e konkretisht:

•          Procedura koncensionare: me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë ”, për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Alblek Energy” sh.p.k., me nr.11026/7 prot datë 16.12.2014,‘

•          Procedura koncensionare: me objekt “Për ndërtimin e administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Technology Ëasle Treatment Fier” sh.p.k. nr. 5553/5 datë 24.10.2016;

•          Procedura koncensionare: me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimin e venddepozitimit ekzistues në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)” për të cilën është lidhur kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy BY SPV’ sh.p.k. me nr. 6021 rep nr. 2895 kol datë 31.08.2017.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?