Tirane- Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën, (18 dhjetor) për të diskutuar kërkesën e PD nëse do të autorizojë SPAK për të arrestuar Sali Berishën i cili refuzoi tre herë të zbatojë vendimin e GJKKO-së për tu paraqitur para oficeres gjyqësore.
Më pas raporti/et që hartohen nga ky këshill kalohen në Kuvend për tu votuar. Por a do ta votojnë deputetët e PD-së zyrtarë të drejtuar nga Lulzim Basha?
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e ftuar sot pasdite në studion e Report Tv e bëri të qartë.
‘Nuk është çështje individi por parimore. Ne kemi deklaruar se mbështesim çdo nismë të SPAK. Kemi besim që SPAK po e çon Shqipërinë drejt një shteti ku drejtësia është e paanshme. Jemi në mbështjetje të SPAK. I qëndrojmë parimeve deri në fund’ tha Pampuri për emisionin ‘Studio Live’
A ka gëzim në PD-në për këtë zhvillim të SPAK
‘Si mundet të gëzosh. Nuk është lajm i mirë. Nuk ka kush gëzon në një parti kur ne mburremi ku drejtësia nuk ka ku të kapet me ne. Nuk ka si të jetë lajm i mirë kur SPAK kthehet tek ne dhe ka goditje kaq të rëndë, por ne do të mbështesim SPAK deri në fund këdo që të godasë ‘ nënvizon Pampuri për gazetarin Arbër Hitaj.
Pampuri thotë se tashmë PD-së po i afrohen dhe ata që deri dje mbështesnin Rithemelimin dhe Sali Berishën. Provë ishte dhe festa e PD-së në Pallatin e Kongreseve më 11 dhjetor 2023 ku krah Bashës ishte dhe personalitete të njohura të së djathtës si Preç Zogaj dhe Bamir Topi.
‘Takimeve tona i janë bashkuar shumë. Në festën e PD pjesë ishin shumë nga ata që më përpara kanë shkuar tek Rithemelimi. Kthesa e madhe ishte kjo. Anëtarët e Rithemelimit po kthehen në PD’ shton Pampuri.
Nënkryetarja e PD-së thotë se dora e shtrirë mbetet për të gjithë demokratët.
Partia Demokratike e Lulzim Bashës është distancuar nga skenat e kaosit të cilat prej dy muajsh grupi i deputetëve mbështetës të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit vijojnë në Kuvend. Për nënkrytaren e PD-së, Oriola Pampuri përmes këtyre skenave po mbrohen intersat personale të Rithemelimit por dhe maxhorancës.
‘Aty bëhet një luftë donkishoteske. Ku njëra palë miraton gjithçka çfarë i intereson. Ishte skandal, të miratosh buxhetin nen për nen për 8 minuta, një buxhet që vijon të çojë para në xhepat e koncesionarëve që sot hetohen nga SPAK dhe nuk u diskutua fare. Të dyja palët dalin të qeshura nga salla e parlamentit. Personalisht unë dhe grupi PD nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë në institucione ku kryhen të gjitha detyrat për të shkuar deri në fund mbrojtjen e intersave personale të palëve. Hidhen karriget... Ku duhet të jemi aktivë, njëri të mbajë flakadët e tjetri ti vëjë flakën?! Ky nuk është revolucion" tha Pampuri për Report Tv.
Pampuri nënvizon se PD po bën një opozitë siç duhet.
’Nuk kemi qenë inekzistentë. Kemi paraqitur 8 amendamente. Kemi qenë prezentë në studio e terren. Kjo është opozitë. Opozitë nuk është të ndezësh flakadanë. Hipin nga kangjellat bllokojnë komisionet dhe më pas dalin në komisione online. Kjo është lojë. Por as unë e as qyetarët nuk mund tu shkojnë më prapa këtyre lojrave se nuk vlejnë më‘
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv komentoi dhe shfaqjen e Argita Malltezit krah të atit Sali Berisha në dy aktivitetet e fundit politike, në kuvend dhe në festën e organizuar prej tij
‘PD nuk mund të quhet parti familje por është e shqiptarëve por dhe demokratëve që e kanë mbajtur në këmbë për 33 vite. Është e drejta e gjithkujt të ftojë djalin apo vajzën por të mendosh më tej është pak e tepërt’ tha Pampuri.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e ftuar në ‘studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se dora e shtrirë e Partisë Demokratike për tu bashkuar ka qenë dhe vijon të jetë për këdo, ndërsa thumboi Gazment Bardhin.
Por kjo a është ftesë e hapur për grupimin e zotit Bardhi?
‘Nuk dua të përmend emra të veçantë. Mund të bëhesh zot i shokëve i miqve, por jo i partisë. Jemi në një parti që do ca kohë të bëhesh zot. Grupimi i këtij apo atij nuk dua ta personalizoj. Deklaratat përjashtuese nuk mund të jenë pjesë e një vendi demokratik. Takimeve tona i janë bashkuar shumë. Në festën e PD pjesë ishin shumë nga ata që më përpara kanë shkuar tek Rithemelimi. Kthesë e madhe ishte kjo" tha Pampuri
Per kte Pampurin Rama rri 300 vjet ne pushtet..pra kjo mbeshtet cdo gje dhe e oaligjshme te jete...thoni te pakten ta lexojme nje here ckerkon...injorante
Përgjigjuke shume te drejte sa e lodhshme kur e degjon, shume e merzitshme me shume pak fjale ne fjalorin e saj, gjynah per sforcimin qe ben per ta shit veten si deputete. mjere opozita me ke pretendon te vije ne pushtet
Pampuri apo treni ka rrëshqitur nga binari
Përgjigju