SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Arben Kraja në Këshillin e Mandateve: Të jeni të bindur këtu nuk ka asgjë politike! Nuk do bëhem kurrë politikan

18 Dhjetor 2023, 13:19| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 13:51

  • Share

 

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Prokurori i SPAK, Arben Kraja mohoi kategorikisht që hetimi dhe kërkesa për arrestimin e deputetit Sali Berisha ka pas motiv politik

Enkelejd Alibeaj: Pse nuk duhet ta konsiderojmë ne që ju po veproni politikisht

Arben Kraja: Këtu nuk ka asnjë veprim politik që nga momenti që është regjistruar deri në momentin që jemi sot dhe nuk do të ketë asnjë ndikim politik deri në zgjidhjen përfundimtare. Çdo kërkesë që kemi bërë bazuar në provat që janë mbledhur në dosje, të bindur për atë që kemi kërkuar. Ua kemi paraqitur gjykatës, gjykata na ka dhënë të drejtë deri tani. Mund të mos na japë të drejtë deri në fund por jemi të hapur.

Ne kemi kompetencë të hetojmë kryesisht funksionarët e lartë shtetërorë. Përsa kohë kemi kompetencë për të hetuar funksionarë të lartë shtetërorë në dukje mund të mos dukemi si të paanshëm. Unë e kam për detyrë  si prokuror kur ka një kallëzim të nis hetimin. Në dukje mund të përdoret nga palët se filloi se e tha ky apo tha ai e nuk mund ti ndalojmë këto fjalë. Unë kam qenë drejtues I këtij institucioni e dini shumë mirë që jamk akuzuar (në dukje) se po punoj për llogari të krahut tjetër. Të jeni të bindur këtu nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë kurrë me politikë, as më shkon mendja të merrem me politkë dhe as do të bëhem kurrë politikan.


Lajmi kryesor:

Këshilli i Mandateve i hap rrugën SPAK për arrestimin e Sali Berishës! Alibeaj bashkon votën me 5 deputetët e PS! Të enjten votimi në Kuvend


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?