Arben Ahmetaj ka reaguar pak para se Kuvendi i Shqipërisë t’i hapë rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Ahmetaj ka një mesazh edhe për kolegët e mazhorancës dhe opozitës, për të cilët thotë se e kupton nxitimin e tyre, pasi reforma e re kërkon statistike. Ndër rreshta ai ka përmendur edhe një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”.
“Falenderoj dhe Kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë. I “mirëkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojn statistika. Sic tha dhe avokati im “Populizmi gjyqësor e penal në ngjitje është më i rrezikshëm se sa populizmi politik, për shkak se humbet e i mungon legjitimiteti demokratik”. Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”.
Unë jo e jo që s’kam gjak blu, por jam një njeri tejet i zakonshëm, me gjak nga Gjirokastra, Vlora, Korca, Rrogozhina, Kavaja, Lezha, Kukësi e Tropoja nëse doni. Dhe lutem e shpresoj që Drejtësia e Re që unë e kam mbështetur e votuar me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës”, shkruan Ahmetaj.
Lajmi kryesor:
Në Kuvend votohej arrestimi, reagon Arben Ahmetaj: Luigjit XVI iu dha 4 ditë kohë para se t'i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha 'të duan në burg'
SI.E./ReportTv.al