TIRANË-SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg, të konvertuar me shërbim prove 2 vite për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja. Vendimi do të shpallet i arsyetuar ditën e premte në orën 12:30. Akuzat që rëndojnë mbi Çiftjan janë “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” dokumentesh në formë përdorimi. Ndërsa vijon të japë vendime si trupë gjykuese e KPK, SPAK ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra pasi konsiderohet përgjegjëse për falsifikim.
Mësohet se Çiftja falsifikoi 2 kontrata, mashtroi Bankën dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie. Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas SPAK, kontrata reale ishte 300 mijë lekë dhe pasi e falsifikoi duke ruajtur të njëjtat ekstrakte të kontratës reale e bëri 50 mijë euro. Gjithashtu thotë se Çiftja solli 2 vërtetime pune në 2006, por realisht nuk ka punuar tek ato kompani dhe nuk ka paguar sigurime shoqërore.
Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.
Çfarë parashikon ligji i Vetingut kur një nga anëtarët e organeve të Vetingut merret i pandehur për një vepër penale?
Ligji për rivlerësimin kalimtar, në nenin 17, parashikon që hetim disiplinorë dhe një masë ndaj anëtarit të KPK-së, ndërmerret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në rast se ka të dhëna të mjaftueshme nga burime të besueshme se anëtari i institucioneve të rivlerësimit ka kryer një shkelje disiplinore. Por, KPA mund të vihet në lëvizje vetëm nëse një gjë të tillë e kërkon një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose çdo vëzhgues ndërkombëtar. Nga ana tjetër, anëtarët e Vetingut e kanë të ndalur me ligj që të shoqërohen persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal!
Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të Vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Më herët janë proceduar nga SPAK anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ku ky i fundit është dënuar, ndërsa Hajdari është në proces gjykimi. Pasi janë marrë të pandehur nga SPAK, Luan Daci dhe Ardian Hajdari janë pezulluar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por e njëjta gjë nuk ka ndodhur për Etleda Çiftjan.
Hiqeni kete specialisten e ujesjellesit aman se kjo nga hidocentrali kaloi ne KPK dhe hoqi gjithe magjistratet e kaloi gjashtemujorshat. Kishte mllef se konkuroi dhe sfitoi asnjehere vete dhe ua nxori mllefin magjistrateve. Cfare fatkeqesie ti japesh te tille pushtet nje njeriu te lig e te parealizuar ne jet
PërgjigjuKjo eshte fshatare komplet
Përgjigjupu pu puuuuuuu te gjithe me toke nga 7501, katunari modh ne drejtim...fatkeqesi e madhe per ket popull !!!
Përgjigjubrunilda bekteshi idiotja, kur do te denohet?
PërgjigjuJa pushuan shoket. Po ishalla ja jep Zoti ku i dhemb me shume thuaj
Ciftja e jevgut ka hequr nga puna gjyqtare dhe prokurore te ndershem me supozime absurde per fshehje 500 milek te vjetra te pajustifikuara apo te padeklaruara. Vet qeka zhytur ne m** me 300 mij euro pasuri te fshehura me mashtrime me kredi etj. Dhe kerkohet vetem nje vit burg. Kjo vrasese e besimit ne reformen e drejtesise duhet te kalbet ne burg!
PërgjigjuE bukur kjo! Ciftja denohet me nje vit burg me kerkese te SPAKUT per disa formulare te fallsifikuar...,kurse Meta-j,Berisha e comapny qe s'kane lene gje pa bere per 30 vjete rresht,qe kane vrare,kane vjedhur miliarda,kane shantazhuar e zhdukur apo helmuar kedo qe u ka dale peprara,per te cilet SPAKU e prokurorite e vendit kane me mijera fakte e dokumenta jane dhe sot jashte,ne krye te vendit dhe si pashallare bejne ligjin e i bejne karshillek qeverrise,SPAKUT, Shqiperise e popullit si trima.Bravo Spakut dhe Arben Krajes!Ketyre bashibozukeve me duart deri ne shpatulla me gjak SPAKU e Kraja nuk guxon as tu permende emrat,pa le me ti therrase jo me si te pandehur ,por as si deshmitare.Apo nuk ndodhi keshtu me Berishen ne 6 janar,kur sulmoi seline e PD-se?Ku ishte Kraja ne Honolulu apo ne gjume? Apo po studionte per diplomaci e per te gjetur rruget se si tu hedhe sy CIA-s.FBI-se e popullit shqiptar? Kjo eshte katandia e SPAKUT te Krajes! Dhe presim ne drejtesi dhe te merret SPAKU me dinosauret e krimit politik,me Mete dereziun e Sali UDB-ashin kriminel te lindur.Mos e thente zoti kete?!!! Le te gjejne ndonje Cifte apo ndonje tjeter si ajo dhe ja,u luftua e keqja e ketij vendi! Turp per ata dhe per ne qe themi se kemi organ qe do luftoje krimin e korrupsionin e madh e politiklanet e korruptuar!
PërgjigjuNje vit eshte tallje se kjo ka hequr nga puna gjyqtar e prokuror,mortja vleresimit te ksaj,talluni me njerzit dhe institucionet
O emigranto, mos fli gjume pa perde se ftohesh, e te keqen