Plaurent Dervishaj

SPAK kërkon ekstradimin e Plaurent Dervishaj! Kërkesa dorëzohet në Ministrinë së Drejtësisë

15 Dhjetor 2020, 14:15| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 16:14

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i kërkon Ministrisë së Drejtësisë të përcjellë pranë Emirateve të Bashkaura kërkesën për ekstradimin e Plaurent Dervishaj.

Dervishaj kërkohet nën kuadër të operacionit "Asgjë nuk harrohet" të zhvilluar nga SPAK e Policia e Shtetit.

Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Emiliano Shullazi dhe Luftar Reçi sipas hetimeve aktuale janë të dyshuar për dy atentate me 4 viktima të ndodhura në 2005.

SPAK thotë në njoftimin publik se Dervishaj është pjesë e grupit që u përfshi në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames në vitin 2005, ndërsa avokatët e të dyshuarve kanë mohuar këto akuza.

Plarent Dervishaj u arrestua javën e shkuar në Dubai ndërsa pritet që drejtësia atje të vendos për fatin e tij, nëse do të ektradohet apo jo në Shqipëri.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 13/02/2021 02:47

    Cojni nje kopje edhe Nor Shametit

    Përgjigju
  • Dush: 15/12/2020 19:12

    Ky aahte lider bashk me kunatin e vet.me par ekstradojn edi ramen se sa kte Person.kto jan bisha te verteta.ky ashte me plot kuptim mafia hallall plaren as mos e rruj fare je lider i mafies

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?