Makina dhe paratë e sekuestruara

Ligji Anti-Mafia/ SPAK: Të konfiskohen 3.4 mln euro e 'Toyota Yaris'! Pronat e vëllezërve Vladi t'i kalojnë shtetit

16 Dhjetor 2020, 15:29| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 16:23

  • Share

TIRANË- Në zbatim të ligjit Anti-mafia SPAK i kërkon gjykatë të konfiskojë për llogari të shtetit 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Durrës në operacionin 'Toyota Yaris'. Po ashtu kërkohet që pronat në Gjirin e Lalzit të vëllezërve Vladi të konfiskohen. Gazetari i Report TV, Arsen Rusta raporton se bëhet fjalë për pasuritë në pronësi të Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar verifikimet pasurore për procedimin pasuror Nr.1 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasve Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Në përfundim të verifikimeve pasurore, bazuar në parashikimet e nenit 21 e vijues të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr.70/2017), Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për konfiskimin e pasurive ndaj të hetuarve të mësipërm, si më poshtë :

Vlerat monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zviceriane.
Një godinë banimi dy kate me sipërfaqe kati përdhe 147.6 m2, kati parë me sipërfaqe158.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 404 m2, mbi të cilin është ndërtuar objekti, e ndodhur në Njësinë Administrative Nr.11, Tiranë.
Pronë e paluajtshme e llojit Ranishte me sipërfaqe 140 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Pronë e paluajtshme e llojit Toke Arë me sipërfaqe 873 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm neëGjirin e Lalzit, Durres", njofton SPAK. 

Afred Vladi, Elvis Vladi,Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevis Cani dhe Agim Ceka u evidentuan pas kontrolleve në portin e Durrësit si bashkëpunëtorët që sollën në Shqipëri rreth 3.4 milionë euro që në hetim penal u kthye edhe në një kauzë politik. Në gjykim është dërguar vetëm Ervis Vladi për akuzën e "mosdeklarimit të të hollave në kufi" dhe Agim Çeka për "armëmbajtje pa leje", ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Ndërkohë, pushoi çështjen për të dyshuarit Alfred Vladi, Edi Lika, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri.

Paratë e sekuestruara në makinën 'Toyota Yaris'

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 17/12/2020 00:12

    Bravo, kjo duhet te jete dora e hekurt e shtetit, uroj qe GJKKO te marre vendim pozitiv per konfiskimin e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?