Bashkim Dedja

SPAK kërkon konfiskim të apartamentit të Bashkim Dedjas, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese! U shkarkua nga vettingu për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie

10 Qershor 2022, 11:38| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 12:53

  • Share

SPAK ka kërkuar konfiskim të apartamentit të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Apartamenti i tij në Golem ishte sekuestruar nga GJKKO rreth 1 vit më parë. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese u shkarkua nga vettingu për mosdeklarim e fshehje pasurie.

Një muaj më parë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është marrë i pandehur nga GJKKO. Pas hetimeve të SPAK rezultoi se ka bërë mosdeklarim e fshehje pasurie. GJKKO pranoi kërkesën për ta gjykuar Dedjan pas më shumë se 2 vite hetime. Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.

Sekuestrimi i pasurive:

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në prill sekuestrimin pasurive të ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan 172 m2, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?