Dritan Dajti dhe 4 policët e vrarë

Kronikë

SPAK kërkon nga GJKKO konfiskim të pasurisë të Dritan Dajtit, vrau 4 policë në vitin 2009

9 Qershor 2021, 11:09| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 11:24

  • Share

Prokuroria e Posaçme ka kërkaur nga GJKKO sekuestrim të pasurisë të Dritan Dajtit. Ndërkohë, pritet që kërkesa të merret në shqyrtim gjatë ditës së sotme.

Kjo kërkesë e SPAK është bërë në kuadër të 'Operacionit Forca e Ligjit', i cili edhe pse ka përfunduar si operacion nga policia e Shtetit vijon të shqyrtohen ccështjet nga SPAK dhe GJKKO.

SPAK ka kërkuar konkretisht konfiskim të shtëpisë së pajustifikuara të Dritan Dajtit. Sipas OFL është një shtëpi me sipërfaqe  55 m2, e përfituar në vitin 1993 dhe shtesa me sipërfaqe 34 m2 për të cilën ka marre certifikate legalizimi.  

Dritan Dajti, u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Fillimisht Dajti ka qenë i dënuar me burgim përjetë por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Këta tre gjyqtarë firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dajtin, duke argumentuar se sipas ligjit i takon.

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët Skënder Daminin, Petrit Aliaj e Albert Nikolli, që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në Durrës në vitin 2009. 

Hetimi ndaj gjyqtarëve nisi edhe pas kërkesës publike të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa për dy gjyqtarët nga trupa me 5 anëtarë që votuan për lënien në fuqi të dënimit, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, nuk pati hetim.

Kush është Dritan Dajti?
I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes. Ne dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm. Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës “njollosja” e emrit te tij do te realizohej per here te pare per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H.H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar. Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t’ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t’u futur në sallën e gjyqit.

Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë. Qwndroi 6 vite nw arrati.

Dritan Dajti prej vitit 2009 qëndron në paraburgim, ndërsa seancat në ngarkim të tij janë zvarritur vazhdimisht. Teksa ka kaluar 10 vite në qeli që prej arrestimit nga policia për vrasjen e katër efektivëve specialë të cilët shkuan për ta arrestuar, Dritan Dajtit i mbetet të kalojë pas hekurave edhe rreth 10 vite burg. Kjo pasi qëndrimi në paraburgim përllogaritet një ditë e gjysmë, dhe vetëm në momentin kur dënimi merr formë të prerë nga gjykata qëndrimi në qeli merr përllogaritje standarde. 

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë. Ndaj tij nuk ka një vendim final nga drejtësia finale. Pretendon se ka reaguar se po mendonin që kanë dashur që ta ekzekutonin, se thoshte më kanë qëlluar të parët. Së fundmi, arriti të shmangë burgimin e përjetshëm për shkak të legjislacionit shqiptar, duke përfituar gjykimin e shkurtuar.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?