Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja

Kronikë

SPAK kërkon pasuritë e Ahmet Isufaj, kërkohet konfiskimi i pasurive të xhaxhait të Arben Isufaj

29 Tetor 2021, 20:59| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 21:01

  • Share

Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë kërkesën e SPAK për konfiskimin e pesë pasurive që i përkasin Ahmet Isufaj dhe rrethit të tij familjar ku përfshihen një ndërtesë gati 500 metra katrorë  si kompleks shërbimesh ndodhur në Sheq të Fierit, truall me sipërfaqe 1580  m2, një vilë tre katëshe , automjet dhe pasuri e paluajtshme e llojit njësi .

Mbi të kaluarën e Isufaj, Spak nënvizon se UNMIK  njoftoi policinë shqiptare për procedimin e tij  gjatë 2011 prej seksionit të  narkotikëve, por që më pas procedurat gjyqësore shqiptare, ai u lirua për tu shpallur në kërkim dhe për tu arrestuar  në 2019 me qëllim ekstradimin .

Por Isufaj u lirua nga gjykata e Vlorës  dhe prej këtij viti ai nuk i është dorëzuar ende Kosovës.

Por ky shtetas që i kërkohet konfiskimi i pasurisë është lidhje familjare e Arben Isufaj, i njohur si Ben Qimja, që gjithashtu gjykata e posaçme ka vendosur më herët sekuestrimin e  pasurive të tij.

Fierakut të njohur si Ben Qimja që siç kuptohet drejtësia i ka hedhur sytë tek ai ju bllokuan 13 pasuri , pas verifikimit të të afërmve ku u përfshi edhe shoferi personal. Midis pasurive të sekuestruara që dyshohen të lidhura me Ben Qimen janë aksione të shoqërisë Akili, Pulari Isufaj, Isufaj 2004 dhe katër sipërfaqe me tokë dhe disa automjete.

Së fundmi ndaj këtij shtetasi policia lokale ka dërguar një fletëthirrje që ende nuk është respektuar prej tij, mbasi autoritetet kërkojnë ta pyesin nëse kishte apo jo konflikte me Demir Backën i vrarë mbas shpine me breshëri armësh , menjëherë sapo ai doli nga një lokal./TCH

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • na vlora: 30/10/2021 12:57

    ky beni shum i permendur esht por qe arriten ti rrahin cunin ne mes te lokalit do te thote qe ka cecua bik.ai qe i vuri dore dhe qe e hoqen qafe do te thote qe nuk esht lepur prandaj mendoj qe ky beni nqs ka dore meqe e filloi duhet ti shkoje deri ne fund se per ndryshe do e zhdukin si fis se kshu shkone keto pune.mendoj se ne fier sa ka filluar nje lufte me por ishalla nuk hyjne ne mes te pa fajshem

    Përgjigju
    • ti na vlora: 30/10/2021 14:02

      trimeria me e madhe e backallinjve eshte te shkojn teg tregu te grabisin ndonj kov me gjiz kjo eshte trimeria me e madhe..

  • Qwert: 30/10/2021 07:20

    Beni te emerohet minister i brendeshem te eleminoi ca plera qe ka fieri akoma..njeri nga ata shoket e benit te emerohet ministri mbrojtes te rregullojen mardheniet..vetem keshtu rregullohet shqiperia me eleminimin e zagareve dhe njerezve te pa bes..

    Përgjigju
    • Ragazzo: 30/10/2021 10:32

      Astriti sh mendoj min mbrojtje apo jo ?

  • Turi: 29/10/2021 22:57

    Me kete shtet vrisni e prisni se nuk ka prb kujdes mos vidhni ndonje pule apo energji se vajte ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?