U dënuan për pastrim parash e grup kriminal, i konfiskohet pasuria Astrit Beqirit e Dhimitër Shkodranit. Është konfiskuar pularia në Shkodër, 5 automjete, 3 prona të paluajtshme dhe rreth 30 mln lekë. Astrit Beqiri është dënuar për trafik kokaine dhe paratë pastroheshin nëpërmjet pularisë.
Gjithashtu pasuria i është konfiskuar 2 biznesmenëve shkodranë, të cilët janë dënuar për pastrim parash e grup kriminal. Pasi OFL i ka dërguar formularin GJKKO ka vendosur edhe konfiskimin e vilës dhe makinës së Lush Martini, i përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës. Gjithashtu janë marrë masa edhe nda Gentian Funiqit, edhe ky i përfshirë në çështjen e rrëmbimit të Jan Prengës.