Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe kreu i Antimafias italiane, Cafiero de Raho

SPAK koordinim me antimafian për hetimet italo-shqiptare, Arben Kraja takim me Cafiero de Raho

11 Nëntor 2020, 16:05| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 16:09

  • Share

Ditën e sotme kreu i SPAK, Arben Kraja ka pasur një takim online me drejtorin e Drejtorisë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorizmit (DNA) të Republikës së Italisë, Cafiero de Raho, ku në fokus ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sipas njoftimit të bërë publik nga SPAK, takimi u drejtua nga de Raho dhe Kraja dhe të pranishëm ishin prokurorë Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Drejtues dhe prokurorë të Drejtorive Rajonale Antimafia dhe Antiterrorizëm në Itali, si dhe prokurorë të SPAK, të cilët kanë në ndjekje procedime penale të përbashkëta ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Në takim mori pjesë dhe Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajanaj.

Në takim u theksua se pas memorandumit të mirëkuptimit mes DNA dhe SPAK që u nënshkrua në Romë në 7 shkurt janë krijuar disa skuadra të përbashkëta hetimore (JIU) nën drejtimin e EUROJUST, si dhe është rritur shumë shkëmbimi i informacioneve dhe provave në kohë reale, të cilat kanë ndikuar në rritje të efektiviteti në luftën ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar në Itali dhe Shqipëri.

Në takimin 3 orësh që ishte planifikuar të mbahej në Romë u nxorën përfundimet se duhet të shtohen kontaktet, shkëmbimi i informacionit dhe hetimet e përbashkëta, duke cilësuar si prioritet jo vetëm dënimin e kriminelëve, por edhe konfiskimin e pasurive të krijuara nga aktiviteti criminal.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?