Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën më datë 4 gusht, ora 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Meta i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar - nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës, Kujtim Caktani do të firmosë mbylljen e hetimeve.
E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit Ema Çoku dhe Piro Xhixho. Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.
Lajm ne perditesim....
Komente

Tani do shohim realitetin nēqoftēse Ilir Meta dēnohet me fakte tē pa kundērshtushme e me vendim tē Formēs sē prer atēhere SPAKU duhet falenderuar. Nē tē kundērt nēqoftēse Ilir Meta lēshon qelin mer lirin Altin Dumani duhet tē dēnohet me burgim tē rēnd. Falemnderit pēr mirkuptimin.
Përgjigju