Festim Lelaj

Kronikë

SPAK kërkon 17 vite burg për Festim Lelaj, ish-nënkomisarin e Policisë që u kap për trafikun e 2.5 tonëve kanabis

19 Maj 2021, 11:40| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 10:50

  • Share

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg për ish nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i proceduar dhe arrestuar në 2017-ën për trafik narkotikësh në episodin e 2.5 tonë kanabis. Lelaj do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Procesi për ish nënkomisarin, i cili ka qenë një nga efektivët e implikuar në atë që u quajt kanabizim në vitet 2016-2017, u zvarrit për të paktëb dy vite në Gjykatë. Edhe SPAK ka hasur vështirësi ne ecurinë e procesit, kjo për shkak të ndryshimit të gjyqtarëve. Lelaj akuzohet për 'Trafikimi i narkotikëve', në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, 'Grup i strukturuar kriminal' "Kryerja e e veprave penale nga organizata kriminale.Festim Lelaj, një efektiv policie nga Vlora por në atë kohë me detyrë nënkomisar në drejtorinë e Fierit, është arrestuar në dhjetor të vitit 2017 si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sasia e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona,ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin. Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të policisë në këtë trafik droge.

Sipas prokurorisë Lelaj,ka qënë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte njohje të afërt me shtetasin Renaldo Avduli, polici i Vlorës i shpallur në kërkim për “Trafik të narkotikëve”. Ka dyshime të forta thotë prokuroria se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?