Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

SPAK, marrëveshje me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Kroacisë, shkëmbim informacioni dhe dokumentesh

9 Dhjetor 2020, 14:09| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 14:11

  • Share

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka njoftuar ditën e sotme se ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë, USKOK, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SPAK shprehet se përmes kësaj marrëveshje synohet shkëmbimi i informacioneve dhe dokumenteve në lidhje me veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbi sistemin ligjor dhe legjislacionin në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të vendeve pjesëmarrëse.

"Në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK).

Kjo marrëveshje konsiston në shkëmbimin e informacioneve dhe dokumenteve në lidhje me veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbi sistemin ligjor dhe legjislacionin në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të vendeve pjesëmarrëse, si dhe veprimtarive legjislative në lidhje me zbatimin e këtij Memorandumi, masave të veçanta të zbatimit të ligjit në fushat e juridiksionit të tyre si dhe përvojën e tyre ndërkombëtare. Ky Memorandum parashikon gjithashtu bashkëpunimin e të dy institucioneve edhe për çështje të përgjithshme ligjore mbi ndihmën e ndërsjellë juridike, veçanërisht në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në përputhje me instrumentet ligjore ndërkombëtare të zbatueshme në të dy vendet, si dhe vizita reciproke të ekspertëve me qëllim të përmirësimit të njohurive dhe shkëmbimit të përvojës më të mirë profesionale mbi çështje që lidhen me aktivitetin e tyre", thuhet në njoftimin e SPAK.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?