SPAK

Kronikë

SPAK marrëveshje me zyrën e Prokurorit Publik Evropian, bashkëpunim për hetimin financiar të zyrtarëve të lartë publikë

29 Qershor 2023, 14:50| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 14:59

  • Share

Ditën e sotme, Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme, Altin Dumani nënshkroi një Marrëveshje Pune me Drejtuesen e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, Laura Codruța Kövesi. Marrëveshja konsiston në vendosjen e urave të bashkëpunimit në hetimin financiar për veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë publik.

Përfaqësuesit e dy institucioneve diskutuan gjithashtu mundësinë e bashkëpunimit edhe në kuadrin e rritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht në trajnimet që ekspertët e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian mund të ofrojnë për Seksionin e Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posacme dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira midis prokurorëve evropianë dhe prokurorëve të posaçëm në hetimin e keqpërdorimit të fondeve publike.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?