Fran Truci

Ish-kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit dhe dy të tjerë dërgohen për gjykim! SPAK: Hapën rrugë mes pyllit pa leje, dëmi 234 mln lekë

16 Gusht 2023, 09:27| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 09:58

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë Arrëzit, ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku dhe biznesmeni Durim Markgjekaj, pasi dëmtuan pyllin duke hapur një rrugë pa leje. Dosja është mbyllur dhe i është dërguar Gjykatës së Posaçme, ku Tuci dhe Marku akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim i detyrës’.

Ndërkohë, biznesmeni Margjeka është ende në kërkim për akuzën ‘ndërtim i paligjshëm’, pasi nuk është gjetur për ekzekutimin e masës detyrim paraqitje, me akuzën se ka kryer punimet në terren me mjete të rënda.

Tuci dhe Marku ka rënë në pranga më 13 korrik 2023. Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se në territorin e Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur segmenti i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

“Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz”, njofton SPAK.

Ngjarja sipas SPAK, ka ndodhur për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të ish-titullarit të Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci dhe Ndoc Marku të cilët kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente. Punimet janë kryer pa leje nga Margjeka, administrator i firmës “Legjendari” sh.p.k. duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Urim pepa: 16/08/2023 14:28

    Frani shkrete as per roje stalle nuk ishte por jeta qenka me fat. U be kryetar eshe pse i vellain trafikant i rrezikshem. Nejse iriqi ne ferre se ne ferre.

    Përgjigju
    • Tarrasi: 16/08/2023 16:19

      I shkofshe ne gji Urimit te ndjere Franka ti me gjithe femijet e tu !

    • Ta rras lala: 16/08/2023 16:15

      I shkofshë në gji zonja Franka Urimit ti dhe Fëmijët tu !

  • Hajdari: 16/08/2023 14:06

    Sa shpejt ja kopsiten dosjen per gjykate ketij, as nje muaj ka qe e arrestuan…Hajdari kucoves dhe ca te tjere po i zene pluhur neper dollapet e Spakut kallzimet per korrupsion e vjedhje te provuara me fakte dhe nuk e vene ujin ne zjarr. Pse???

    Përgjigju
  • Tuci: 16/08/2023 10:17

    Kto plera qeveri me 10 vjet burg ky qe ka bo, e bejne kryetar bashkie, Bravo.. dhe te gjithe ca Jane me burg dhe me kallash ne dore kane qene Si ne kohet e luftes fiks si enver hoxha.. Vete nuk luftoi por i vrau te gjithe ca moren pjese ne lufte, Se vete ishte gjoja komandant, i pushkatoi Kto i burgosin dhe i vrasin me lezet me njeri tjetriN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?