TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet për pjesën e dytë të dosjes “Plumbi artë” dhe ka çuar për gjykim Suel Çelen (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika. Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, ndërsa sipas prokurorisë janë përgjegjës për disa vepra penale.
Sipas SPAK, i pandehuri Ervis Martinaj, akuzohet si porositës i vrasjes së së Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë. Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të 2022, ndërsa ende nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e tij. Nuredin Dumani, i cili u vu në pranga u kthyen në të penduarit e drejtësisë, duke zbërthyer 8 grupe të rrezikshme kriminale, që operonin në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.
Bazë për hetimin e Spak ka qenë dëshmia e Dumani, si dhe zbardhja e komunikimeve të aplikacioneve Ska00y ECC. Në këtë dosje, Suel Çela (i njohur edhe si Marjus Lulaj) akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj Lulzim Mashës më 18 janar 2022 në Tiranë si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të vrarë Kastriot (Elton) Kilën më 29 mars 2022 në Elbasan. Talo Çela është një nga të pandehurit kryesorë, i akuzohet për një sërë krimesh, si për vrasjen e Fatmira Dedajt më 14 shtator 2013 në Durrës dhe për tentativën për të vrarë Arben Islam Çetën më 14 nëntor 2013 në Elbasan. Ai akuzohet edhe për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit më 13 dhjetor 2019 në aksin Peqin-Elbasan, si dhe për 6 grabitje të dhunshme dhe të armatosura nga viti 2011 deri në vitin 2017 në qytete si Elbasan, Shijak, Kavajë, Berat dhe Vorë.
Eljo Bitri përballet me akuza për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias më 2 mars 2020 në Durrës, si dhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit më 20 korrik 2020 në Elbasan. Ai akuzohet gjithashtu për shkatërrim prone me eksploziv në banesën e Mustafa Subashit në Durrës më 29 janar 2020. Po ashtu, Eljo Bitri akuzohet për dhunë ndaj Blerta Bengasit në Tiranë, porosi të cilën e mori nga burri i saj avokat Alban Bengasi . Po ashtu, ndaj tij rëndon akuza për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.
Festim Qoli është akuzuar për vrasjen e Fatmira Dedajt më 2013 dhe të Elvis Dedajt më 2012 në Durrës, për shkatërrim prone me eksploziv, për dhunë ndaj Blerta Bengasit dhe për mbajtje pa leje të armëve.
Agron (Kamber) Mehja akuzohet për tentativë për vrasjen e Arben Islam Çetës më 14 nëntor 2013 në Elbasan, ndërsa Abedin Mama për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit më 13 dhjetor 2019 në aksin Peqin-Elbasan.
Aleks Çela akuzohet gjithashtu për tentativë për vrasjen e Arben Islam Çetës në të njëjtën ngjarje të 2013-s në Elbasan.
Abedin Mama akuzohet veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit, Ardit Uruçi, më datë 13.12.2019, rreth orës 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Florenc Çapja është vënë nën akuzë për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të realizuar vrasjen e Sokol Sanxhaktarit në Elbasan, ndërsa Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika janë të akuzuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Indrit Dokles në Tiranë në vitit 2022.
Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet lidhur me procedimin penal nr.75/7 të vitit 2022 dhe paraqiti kërkesën për gjykim ndaj të pandehurve;
Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela, Florenc Çapja, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika – të cilët përmes bashkëveprimit në formën e veçantë të bashkëpunimit në ‘Grup të Strukturuar Kriminal’*, kryen veprat penale të rradhitura më poshtë :
I pandehuri Suel Çela (Marjus Lulaj) – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, e mbetur në tentativë ndaj shtetasit, Lulzim Masha, më datë 18.01.2022, rreth orës 09:40, në rrugën “Hiqmet Buzi”, pranë Liqenit Artificial (Tiranë) dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe atë të “Sigurimit të mjeteve dhe kushteve”, për të vrarë shtetasin, Kastriot (Elton) Kilen, më datë 29.03.2022, në Elbasan.
I pandehuri Talo Çela – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më datë 14.09.2013, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, në garazhin e një pallati në Durrës dhe veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”, atë të “Vrasjes me paramendim”, (e mbetur në tentativë) të Arben Islam Çetës, më 14.11.2013, rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar-restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) dhe veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e Ardit Uruçit, më datë 13.12.2019, në orën 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamit Haxhiu, më datë 11 Shkurt 2013, rreth orës 04:45, në lagjen popullore (Shijak);
Vjedhjen me armë të pasurisë së shtetasit, Xhemali Liçi, më datë 19.12.2012, në lagjen ‘Kala’, të qytetit të Elbasanit dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Lirak Bajraktari, më datë 22.02.2011 rreth orës 08:00, në Elbasan;
Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Skënder Rroshi, më datë 28.04.2011 në lagjen nr.4, Kavajë;
Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Astrit Ademi, më datë 31.05.2013, rreth orës 15:10, në fshatin Marikaj (Vorë);
Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamdi Sharka, më datë 04.2017, në fshatin Polizhan (Berat).
I pandehuri Eljo Bitri – I akuzuar për veprën penale “Shkatërrimin me eksploziv të pronës”, (katit të parë të një ndërtesë të banuar) së shtetasit, Mustafa Subashi, më datë 29.01.2020 rreth orës 20:45, në afërsi të disko Colombo (sektori Teuta), Durrës si dhe për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasve; Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, më datë 02.03.2020, ora 19:00, në lagjen 14, Durrës dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Vrasjen me paramendim të shtetasit, Emiljano Ramazani, më datë 20 Korrik 2020, në lagjen 28 Nëntori, Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Dhunën e ushtruar ndaj shtetases, Blerta Bengasi, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:30, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.
Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamdi Sharka, më datë 04.2017 në fshatin Polizhan (Berat) si edhe “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.
I pandehuri Festim Qoli – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më datë 14.09.2013, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, në Durrës, në garazhin e një pallati dhe për veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.
Vrasjen me paramendim të shtetasit, Elvis Dedaj, më datë 05.06.2012, në orën 17:58, në lagjen nr.13, Durrës, tek hyrja e Restorantit ‘Xhenova’ dhe atë të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,
Dhunën e ushtruar ndaj shtetases, Blerta Bengasi, më datë 30.01.2020 rreth orës 11:30, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.
“Shkatërrimin me eksploziv të pronës” së shtetasit, Mustafa Subashi më datë 29.01.2020, rreth orës 20:45, kati i parë i një ndërtese të banuar në afërsi të disko Colombo (sektori Teuta), Durrës dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
I pandehuri Agron (Kamber) Mehja – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh- parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) si dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
I pandehuri Abedin Mama – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit, Ardit Uruçi, më datë 13.12.2019, rreth orës 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
I pandehuri Aleks Çela – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
I pandehuri Florenc Çapia – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit, Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.
I pandehuri Ervis Martinaj – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e shtetasit, Indrit Dokle, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.
I pandehuri, Alket Xhixha – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.
I pandehuri Elvin Merlika – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.
Në kuadër të këtij procedimi penal vijon kryerja e hetimeve për të dokumentuar aktivitetin bashkëpunues të personave të tjerë të përfshirë në këto ngjarje kriminale dhe të tjerave të identifikuara kohët e fundit.
Komente
