Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për grabitjen e 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019. ReportTv mëson se të arrestuarve që mbahen në qeli u është komunikuar akuza dhe pritet që gjykata e posaçme të zgjedhë me short trupën e gjykimit.
Të dyshuar si prestarë të grupit që kreu grabitjen janë vëllezërit Eldi dhe Klemend Çala të arrestuar pak javë më parë në Qerret të Kavajës, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Alkond Bengasin.
Ndërsa hetimet janë pushuar për dy kryesorët e këtij grupi mes tyre Ragip Hajdinin i njohur si daja nga Kosova pasi ai ndërroi jetë të martën në spitalin e Traumës dhe Admir Muratajn të vrarë pak minuta pasi autokolona e grabitësve largohej nga pista e Rinasit së bashku me paratë.
E teksa një furgon mbeti me trupin e Murataj në aksin Rinas Vorë pranë lumit Tërkuz, pjestarët e tjerë u larguan duke djegur në këto tunele mjetin e dytë që shoqëronte bandën.
Në kërkim vazhdojnë të mbeten Talo Çela dhe Aleks Pepa të dy nga Elbasani të konsideruar po ashtu si pjesëtarë të rëndësishëm të kësaj grabitje si dhe të tjerave të ndodhura prej 2017.
Por paçka hetimeve nga afro 25 milion euro grabitur blindave të blinduar dhe në pistën e Rinasit, shuma e rikuperuar nga aksionet policore dhe hetimet arrin në jo më shumë se 400 mijë euro përfshi dhe ato të grupit të parë gjetura të fshehura me tenxhere presionin në tokë.
Për këtë ngjarje u prangos edhe një pjesëtarë i cargos në Rinas, por pas disa muaj hetime ai fitoi lirinë ndërkohë paratë që policia gjeti në shtëpinë e Hasan Kanacit rezultuan para të tërhequra nga llogaria e tij në bankat e nivelit të dytë.