Ilir Meta

Kronikë

SPAK mbylli hetimet dhe i komunikoi akuzat, reagon Meta: Të hetohet se kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat në parti! Ndryshe, diktat politik!

4 Gusht, 15:31| Përditesimi: 4 Gusht, 15:32

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë ka reaguar menjëherë pas mbylljes zyrtare të hetimeve të SPAK për dosjet e tij penale, që pas arrestimit më 21 tetor 2024.

Ai përshëndeti mbylljen e hetimeve që i quajti të fabrikuara dhe të nisura prej dhjetorit të vitit 2019.

Meta thekson në postimin e tij në Facebook se ka ngritur me forcë kërkesën për të hetuar se kush kishte bërë pagesat e paligjshme për llogari të ish-LSI për kompaninë në SHBA dhe se kujt ia dërgonte faturat për t’u aprovuar në partinë e Lirisë, kompania GSIS.

Kreu i PL e quan një detyrim profesional hetimin në këto dy drejtime, pasi në të kundërt thekson se “është vetëm pasojë e një diktati politik”.

Reagimi i Metës në Facebook:

“Përshëndes mbylljen zyrtare të hetim-fabrikimeve të nisura që në Dhjetor 2019.

Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut.

Ngritëm me forcë dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe së dyti se kujt i dërgonin faturat për t’u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS.

Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/08/2025 03:43

    Le te jete ky reagim i Likes nje kambane alarmi per Flamur Noken qe firmosi per lobimin e Berishes ne U.S.Ka shume mundesi qe dhe Sala te kendoje te njejten kenge si Likja e t'a beje Noken /koke turku/,po te hetohen parate e lobimit te PD.

    Përgjigju
  • Anna: 04/08/2025 16:28

    Po mjaft e lane Kete te livadhise Jepini denimin Maksimal Se na mori mente bla bla bla

    Përgjigju
  • Xhimi: 04/08/2025 16:24

    Sipas llogjikes se Metes i bie qe nqse ne nje magazine dergohet nje pako me droge ,fajin e ka roja i objektit jo pronari.

    Përgjigju
  • Maku: 04/08/2025 16:11

    O K.qe Kandari!!! Ti duhesh futur 7 pash nën dhe o qelbësira!! O hajdut, vrasës, përdhunues maniak, spiun,tradhtar i kombit, debul !!! Këtovjanë titujt që meriton ti dhe jo postet që ke grabitur! Akoma vazhdon me këto lojëra ti ?!!! Ptu farë e keqe!! Kriminel i popullit Shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?