Një prej vrasje më të bujshme në Tiranë, si dhe një çështjeve më ndjeshmëri në opinionin publik, ajo e vrasjes së bankierit Artan Santo tashmë është në dorën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për hetimet.
7 vite më parë, ish-drejtori i “Credins Bank”, Artan Santo u ekzekutua në një atentat mafioz në ish-Bllok dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë person të akuzuar. Dosja deri më tani ishte në Prokurorinë e Tiranës, por së fundmi ajo ka kaluar në Prokurorinë e Posaçme
Santo u ekzekutua më 26 qershor të vitit 2014. Sapo ai zbriti nga makina për t’iu drejtuar zyrës në selinë qendrore të bankës që drejtonte, dy persona më motor ju afruan dhe e qëlluan për vdekje.
Kjo është konsideruar si një prej ngjarjeve më të rënda të 30 viteve tranzicion në vend.