TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje ditën e sotme (12 Nëntor) drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.
Nuk jepen detaje rreth çështjes për të cilën është pyetur dhe ka dhënë shpjegime para prokurorëve në institucion. Agolli pas procesit të marrjes në pyetje ka lënë godinën e SPAK.
Agolli u rizgjodh drejtor i FSHZH-së në janar të këtij viti.
Ai ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës, në vitet 2002, deri në 2011. Ka qenë drejtor i Urbanistikës, drejtor i Punëve Publike dhe administrator i përgjithshëm i Bashkisë.
Pas vitit 2011, Agolli u angazhua në biznese private në fushën e ndërtimit dhe energjisë. Në vitin 2019, u emërua drejtor të përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Dritan Agolli është denoncuar më herët nga Partia Demokratike, për abuzime me tenderë të ndryshëm të zhvilluar.
Ky qenka nje nga ata qe i detyrohemi per //urbanizimin// e Tiranes?!
PërgjigjuPrangat qenit.
PërgjigjuNJE E NGA NJE E TE GJITHE TE TERE DO SHKONI NGA AJO VERE....
PërgjigjuHajdut me çizme.
PërgjigjuAta i punësojnë, ata i denoncojnë.
Përgjigju