SPAK merr të pandehur kryetarin e Bashkisë Libohovë, akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef i krimeve në Gjirokastër

18 Mars, 09:57| Përditesimi: 18 Mars, 16:53

  • Share

TIRANË- Leonard Hide, kryetari i Bashkisë së Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shpërdorim detyre pasi sipas hetimeve, në vitin 2021 kur Hida mbante detyrën e shefit të Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës, nuk kanë ndjekur me hetime për rastet e kultivimit të kanabisit në zonat Panjë, Zhulat të Kolonjë

Ai u paraqit sot (18 mars) në seancën në GJKKO duke mohuar që ishte në dijeni të hetimeve por se u shpreh i gatshëm të largohet nga detyra nëse do jetë e nevojshme.

'Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit" tha Hide duke shprehur gatishmërinë: 'Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t'u përballur me drejtësinë" tha ai pasi doli nga seanca gjyqësore në GJKKO.

Hide po hetohej nga prokuroria e Gjirokastrës por pasi mori detyrën e kryetarit të bashkisë, më 14 maj 2023, prokurori Gazmend Frëngu firmosi moskopetencën dhe dosjen ia kaloi SPAK.

Këtë të hënë, (18 mars) seanca paraprake për kalimin ose jo për gjykim nuk u zhvillua, pasi GJKKO i kërkoi SPAK të mbajë qëndrim nëse çështja duhet të gjykohet në GJKKO apo do të gjykohet në Gjirokastër, informoi gazetarja Keti Banushi. 

Bashkë me Hiden të pandehur në këtë dosje janë dhe Besnik Lila ish shefi i komisariatit të Gjirokastrës dhe punonjësit e policisë Leonard Hide, Hajdin Musaraj, Marenglen Dine, Edmond Late dhe Geraldo Nelaj.

"Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mosveprim, kanë favorizuar persona të pa identifikuar ne kultivimin e bimëve narkotike" thuhet në dosjen e prokurorisë së Gjirokastrës që i ka kaluar SPAK.

E ndërsa policia e Gjirokastrës mbyllte sytë para parcelave me kanabis jo shumë larg rrugës, ata u zbuluan nga grupet e Tiranës që shkuan me operacion të fshehtë.

Në dosjen që shqiptarja.com ka siguruar evidentohen 5 raste kur policia e Gjirokastrës mbylli sytë para parcelave.

Hide mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit 2023 nën siglën e Partisë Socialiste.Ai fitoi me 52.64 % të votave, kundrejt kandidatit të 'Bashkë Fitojmë' Adil Xhelili, i cili mori  47.36 %.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?