Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.
Lidhur me këtë juristi Romeo Kara, i ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se me akuzat që rëndojnë ndaj Metës, ai rrezikon deri në 15 vite burg.
‘Prokuroria ka bindjen dhe ka mbledhur prova që ai i ka kryer këto vepra penale dhe do ta përcjell në një proces të rregullt ku do të ketë ballafaqim me palën tjetër të akuzuar, sot ai është i akuzuar, ka të njëjtin status si Berisha janë të akuzuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale. Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Po ti marrësh veç e veç këto akuza dhe po ti bashkosh rrezikon nga 12 deri në 15 vite burg. Gjykata duhet të shprehet shpejt për këtë rast, jo si për Berishën që u tejzgjatë’, tha ai.
Juristi komentoi edhe seancën e sotme në GJKKO me Monika Kryemadhin, pasi ngriti ndaj saj një padi për shpifje. Kryemadhi e ka akuzuar se ai është paguar për të bërë një kallëzim ndaj Ilir Metës.
‘Kryemadhi ka thënë në një intervistë në media që kallëzimi për Cez- Dia është bërë nga unë që paguhem nga socialistët. Unë e kam bërë kallëzimi kur inceneratorët s’ishin një skenë dhe unë e kam paditur për shpifje dhe fyerje sepse nuk është e vërtetë. Monika la të kuptojë se mund të jetë një informacion i gabuar. Unë dua të rivendos dinjitenin në vend. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se dinjiteti’, tha ai.
Një koment ai e pati edhe për humbjen e PD në zgjedhjet e 11 majit, ku tha se Berisha nuk pranon humbjen pasi kjo do të bëntë që ai të largohej nga partia.
‘Unë e shoh edhe nga ligjore, ai nuk është se nuk pranon humbjen se ka sedër, por ai e di që nëse pranon humbjen ai duhet që të largohet nga PD. Berisha nuk do që të jap dorëheqjen dhe nëse partitë nuk zbatojnë statutin a duhet që të ketë një ndërhyrje të institucioneve ku janë regjistruar këto parti. Ai nuk e pranon humbjen ai. Veprimet që bënë Berisha është zëri i familjes së tij. Rama po luan vetëm, sepse s’ka alternativë’, tha ai.
Për avokaten Alesia Balliu, nëse drejtësia provon akuzat që rëndojnë ndaj Metës atëherë ky i fundit duhet që të marr dënimin maksimal.
‘Çdo njeri që ka prekur paratë e popullit duhet që të marr ndëshkim maksimal. Çifti Meta-Kryemadhi thoshin ne kemi banjo edhe për macet, ndërkohë njerëzit vuajnë, çdo njeri duhet që të jetë i barabartë para ligjit. Iliri njihet si Like floriri, e njeh i gjithë populli kështu. Nëse ai thotë se është bërë një hetim i padrejtë atëherë ai ka të drejtë që të bëjë ankimim. Nëse Meta do jetë i pastër duhet që ta vërtetojë drejtësia, nëse nuk është atëherë ai duhet që të marr dënimin maksimal’, tha ajo.
Balliu u ndal edhe tek deklarata e Berishës për zgjedhjet, për të cilat tha se është i paqëndrueshëm në deklaratat që bënë. Ajo tha se PD duhet që pas humbjes në zgjedhje të bëjë një analizë brenda partisë.
‘Berisha ishte i bindur për fitoren dhe tani që humbi thotë nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. Berisha tha nuk hyj në zgjedhje pa qeveri teknike dhe hyri në zgjedhje. Deklarata që Berisha bënë në mëngjes nuk i bënë në darkë dhe krijon një pabesueshmëri tek publiku. Nëse ti nuk garanton një proces demokratik brenda partisë tende dhe ke hall personal, kjo s’të lejon ty që të shohësh më tutje. Problemi është Berisha, nuk është Rama, populli nuk kanë një mundësi dhe një alternativ tjetër që të zgjedh. Këta nuk mbajnë përgjegjësi për humbjen dhe Berisha u thotë demokratëve hani bar sepse unë kam hallin e fëmijëve të mi. A do bëjë analizë kjo parti, apo do të dal e dyta gjithmonë. Vetëm justifikime kanë’, tha ajo.
Komente
