SPAK

SPAK në shtator do përfundojë hetimet për dosje të rëndësishme, Gjykata e Lartë i dha miratimin për rihapjen e dosjes së ‘Gërdecit’

23 Gusht 2022, 12:06| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 12:08

  • Share

SPAK pritet që ne shtator të përfundojë hetimet për disa dosje të rëndësishme, përfshirë kontratën e sterilizimit për të cilën është pyetur edhe ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

ReportTv  mëson se hetimet po vijojnë edhe për dosjen gërdeci ku pritet të pyetet edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata e Lartë i dha miratimin SPAK-ut për kërkesën e rihetimit të dosjes Gërdeci.

Ndërkohë, në shtator SPAK kompletohet pasi 60 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që tashmë janë emëruar dhe janë në funksion të plotë. Nga 22 qe ishin janë emëruar edhe 38 të grupit të dytë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anita: 23/08/2022 13:02

    Spaku si Llalla qe dilte ne media e mashtronte popullin,kështu edhe Kraja ka per te bere nje vrim ne uje.

    Përgjigju
  • niku: 23/08/2022 12:56

    asgje sdo ndodhe..thjesht do e zvarrisin sa te mbaroje mandati ,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?