Kronikë

SPAK në terren edhe më 25 prill, monitorim në të 12 qarqet për të shmangur krimet zgjedhore! Deri tani janë regjistruar 19 procedime dhe po hetohet

20 Prill 2021, 11:21| Përditesimi: 20 Prill 2021, 15:47

  • Share

Sektori i hetimit të krimeve zgjedhore në SPAK do të jetë në terren ditën e zgjedhjeve. Report Tv mëson se gjatë 25 prillit, në ditën e zgjedhjeve parlamentare do të jetë në gatishmëri në të12 qarqet e vendit nëse do të shfaqen probleme që klasifikohen si krime zgjedhore.

SPAK është përgjegjës për hetimin e krimeve zgjedhore në të 12 qarqet e vendit për korrupsion aktiv dhe pasiv në procesin zgjedhor.

Hetuesit e SPAK në bashkëpunim me prokurorit e rretheve do të bëjnë vlerësimin nëse  gjatë zgjedhjeve do të kryhen vepra penale që përfshinë si krime zgjedhore dhe janë në kompetencën e tyre.

Policia e Shtetit do të jetë gjithashtu në gatishmëri duke marrë në ruajtje objektet ku janë vendosur komisionet zonale zgjedhore, materialet e votimit dhe qendrat e numërimit të votave gjatë 25 prillit.

Report Tv mëson se do të jenë afër 8 mijë punonjës policie që do të angazhohen për siguri e rend përgjatë ditës së zgjedhjeve dhe deri në certifikimin e rezultatit sipas ecurisë së procesit të numërimit. Trupës policore nuk i lejohet të afrohet në një distancë prej 150 m largësi nga ambientet zgjedhore me përjashtim kur ndërhyrja e saj kërkohet nga administrata e zgjedhjeve.

Ora 11:35
5 ditë nga zgjedhjet, SPAK deri tani ka regjistruar procedime për korrupsion zgjedhor dhe po bën hetimet

Ndërsa na ndajnë dhe 5 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, deri më tani në SPAK janë bërë 19 kallëzime për korrupsion zgjedhor.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bën me dije se kallëzimet janë bërë nga presidenca, PD, PS, LSI dhe policia.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?