Kronikë

SPAK nis hetimet për shqiptarët e skandalit ‘Pandora Papers’? Gazetari Likmetaj: Më telefonoi Arben Kraja për të dhënat që kemi

6 Tetor 2021, 23:06| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 23:12

  • Share

SPAK mund të nis hetimet për politikanin dhe biznesmenët shqiptarë që kanë dalë në skandalin e  “Pandora Papers”. Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmetaj tha në emisionin “Open” se ka marrë një telefonatë nga kreu i SPAK Arben Kraja, të cilit i ka dhënë kontakte me rrjetin e gazetarëve që hetuan të dhënat. Sipas tij, në të dhënat e publikuara ka mjaft indicie për të nisur hetimet ndaj biznesmenit Vasil Kallupit, emri i të cilit ka dalë nga skandali.

“ Kam pasur një telefonatë me Arben Krajën. I kam dhënë kontaktet e organizatës. Nuk është e natyrës e gazetarit që të ndajë dokumente me institucione. Zbatimi i ligjit është detyrë e prokurorisë kur ka publikim të të dhënave kur ka dyshime. Është për tu parë se çfarë do të prodhojë organi i akuzës. Dhe për të dhënat që kemi publikuar, besoj se ka indicie për të nisur hetimet. Për gazetarët kërkohet dhe punë ekstra, edhe në rastin e dyshimeve. Nuk mjafton thjesht ta marrësh një dokument dhe ta bësh publik”, tha Likmetaj.

Një nga emrat e dalë është ai i biznesmenit shqiptar Vasil Kallupi, i cili drejton ‘AL Energy Transmission’. Panora Papers zbuloi se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.  Nga dokumentet e “Pandora Papers” u zbulua se në mesin e politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore,  është edhe një politikan shqiptar si dhe13 kompani offshore, ku përfitues të fitimeve janë shqiptarë, edhe pse kompanitë nuk janë në emër të tyre.

Komento

Komente

  • Leko: 07/10/2021 02:24

    Keshu i bejne herimet neper bote, sidomos ne Ameriken e shoqes Kim. Marrin ne tel gazetat. Pika pika mu ne buth.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?