Analisti Mentor Kikia shprehet në Frontline se SPAK nuk duhet të shikojë përkatësinë politike të atyre që i ka subjekte. Ndërsa për politikanët nuk e konsideron mbrojtje kur ata futen në burg dhe bëjnë mbrojtje duke thënë se kundërshtari vjedh më shumë.
'Prisnim shumë më tepër, por nëse ndalojmë dhe shohim çfarë kishim, duhet të jemi më realist. Nuk llogaritet me peshë dhe as me numër. Ka një perceptim të gabuar se SPAK duhet të ruajë balancën, duhet të godasë sa majtas dhe djathtas. Peshoren e drejtësisë nuk e ka për të balancuar të arrestuarit. SPAK dhe çdo organ tjetër nuk duhet të shikojë përkatësinë politike të çdo personi që shkon në burg.
Ajo që nuk shkon në qasjen publike, ajo që politikanët tanë kur vihen në akuzë thonë edhe ti ke vjedhur. Kjo nuk është argument që ti je i pafajshëm. Ajo që ka tronditur SPAK, të gjithë të arrestuarit janë bërë hetim vetëm mbi bazën e kallëzimeve penale të kundërshtarëve politikë. Kanë munguar edhe kallëzimet penale edhe nga strukturat e posaçme të qeverisë.'
Lajmi kryesor:
Intervista e Metës në Frontline/ Prençi: U angazhuan Forcat Operacionale për arrestin, vendimi i GJKKO nuk e thoshte! Kikia: Nëse dënohet si Nexhmija për kafe, dështim
G.K//ReportTv.al