Erion Veliaj

Kronikë

SPAK nuk e lejoi të takojë avokatët e huaj, Erion Veliaj ankim në GJKKO: Do përgatisin çështjen për në Strasburg

4 Shtator, 12:16| Përditesimi: 4 Shtator, 12:38

  • Share

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një tjetër ankim në GJKKO. Kësaj radhe, Veliaj kërkon nga GJKKO që t’i lejohet nga SPAK takimi me 4 avokatët e huaj, Ben Brandon, Celia Marr, Daniel Fetterman e Joshua Roberts, të cilët do të përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut në Strasburg.

Momentalisht mbrojtja e Veliajt realizohet nga avokatët Ermir Beta dhe Artur Selmani. Por, Veliaj ka kërkuar dhe përfshirjen e avokatëve ndërkombëtarë me arsyetimin se ata do të përgatisin mbrojtjen për dërgimin e çështjes për në Gjykatën e Strasburgut.

Më përpara, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e ka rrëzuar këtë kërkesë të Veliajt me argumentimin se ligjin lejon vetëm dy avokatë dhe nëse një avokat i huaj duhet ta mbrojë në gjykatë, fillimisht duhet të jetë i regjistruar në një yrë ligjore në Shqipëri dhe të jetë nga një prej vendeve të BE-së.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet për veprat penale  korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e sendeve të paligjshme në burg. Në dosje me Veliajn po hetohet dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, biznesmenë e eksponentë të tjerë politikë.

“Përveç procesit penal vendas, çështja ka marrë dimension ndërkombëtar për shkak të pretendimeve për shkelje të të drejtave themelore të garantuara nga KEDNJ, përfshirë nenet 5, 6 dhe 8. Në këtë kuadër janë angazhuar avokatët Ben Brandon, Celia Marr, Daniel Fetterman dhe Joshua Roberts për procedurën para GJEDN”, thuhet në ankimin e Veliajt.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?