SPAK nuk heton ‘21 Janarin’, ia delegon Prokurorisë së Tiranës, avokati: E drejtë! S’mund të nisë hetimet pa pasur audio-përgjimin origjinal

9 Shkurt 2023, 13:28| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 13:43

  • Share

TIRANË- Ditën e sotme, SPAK shpalli moskompetencë për kallëzimet që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin dhe për avokatin Redi Ramaj ishte vendim i drejtë. Kjo sepse sipas tij, kallëzimi i ri u bë mbi bazën e një audio-përgjimi që nuk u mor kurrë nga prokuroria. Në intervistën e dhënë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, tha se SPAK nuk mund të nisë hetimi kur

“Po si mund të hapet një dosje që ka pasur një të dënuar, mund të hapet vetëm nëse do kishte emra të rinj dhe fakti që kishte një audio përgjim, duhet të niseshe nga këtu, nga audio përgjimi final. E ka të kufizuar hetimin, mund të hetojë zyrtarë të lartë për shpërdorim detyre dhe korrupsion, dhe kur nuk është audiopërgjigmi i plotë SPAK nuk mund të dalë me një hetim, besoj se ka vepruar drejtë, duhet dorëzuar ajo provë nëse ekziston si provë”, tha ai.

Një ditë pasi Shqiptarja.com denoncoi kulmin, që ende asnjë prokuror nuk ka administruar audio-kasetën mbi 21 janar që 18 ditë më parë ka bërë shumë zhurmë në botën e medias dhe atë politike, Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë për kallëzimet që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin. Kallëzimi ishte bazuar pikërisht mbi kasetën si prova kryesore. SPAK ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës për hetim.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?